Kufiri detar me Greqinë, Guri: Kërkojmë që çështja të pezullohet gjatë muajve të fushatës

schedule11:30 - 12 Shkurt, 2021

schedule 11:30 - 12 Shkurt, 2021

Një grup akademikësh kanë qenë sot në kryesinë për të takuar kryeparlamentarin Gramoz Ruçi për të diskutuar rreth kufirit detar me Greqinë. Duke folur për mediat, ambientalisti Sazan Guri kërkoi që çështja e detit të pezullohet gjatë muajve të fushatës.

Po ashtu, Guri ngriti pyetjen se pse për këtë çështje i jemi drejtuar Hagës dhe jo Hamburgut ku zgjidhen kontraditat për konfliktet detare.

“Ne si grup ekspertësh, 40 nga të gjithë disiplinat kërkojmë që së shpejti të organizohet një komision i posaçëm, të ketë një diskutim dhe ballafaqim mendimesh, siç e ka bërë pala greke. Ka pyetur besimet fetare, shkencat, vete e kompletuar në procese gjyqësore ndërkombëtare. Këtu vetëm kryeministri ka folur. Ne kërkojmë që në këto tre katër muaj, që ka fushatë, kjo çështje të pezullohet.”

Sazan Guri tha se grupi i akademikëve i kërkuan Ruçit që të bashkëpunohet dhe të ngrihet një grup diskutimi, ndërsa shtoi se “deti jonë është deti i paqes.” sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!