Kufiri detar me Greqinë, Balla: Kujtoni 2009 kur Basha firmosi marrëveshjen anti-kombëtare detare

schedule16:23 - 27 Gusht, 2020

schedule 16:23 - 27 Gusht, 2020

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar për çështjen e kufirit detar me Greqinë, ku kryeministri Mitsotakis ka deklaruar se Greqia do të zgjerohet deri në 12 milje në Jon.

Më anë të një postimi në Facebook, Balla kujton vendimin e gjykatës kushtetuese që hodhi poshtë marrëveshjen e Lulzim Bashës për detin.

Balla kujton se më 27 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë.

Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes, sipas asaj që shkruan Balla, u mbajtën të fshehta.

Më tej, ai thekson se grupi parlamentar i PS i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare.

Duke treguar detajet e mëtejshme, Balla shkuan në fund se “PS mbetet gjithmonë në krahun e duhur të historisë.”

Postimi:

KUJTESË PËR VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE QË HODHI POSHTË MARRËVESHJEN E LULEZIM BASHËS PËR DETIN

MË 27 prill 2009, dy muaj para zgjedhjeve parlamentare, Lulzim Basha, në atë kohë Ministër i Jashtëm, vasal i bindur i Sali Berishës, firmosi marrëveshjen detare me Greqinë, nga e cila Athina përfitonte 354.4 km2 sipërfaqe ujore në detin Jon të Shqipërisë. Marrëveshja u nënshkrua publikisht, por teksti dhe hartat e marrëveshjes u mbajtën të fshehta.

Në tetor të 2009, një muaj pas zyrtarizimit të qeverisë Berisha-Meta,

GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË SOCIALISTE??? i kërkoi Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e marrëveshjes si antikombëtare.

Në 26 nëntor 2009, Gjykata Kushtetuese shqyrtoi paraprakisht kërkesën tonë, ku vendosi kalimin e çështjes për shqyrtim në seancë plenare dhe legjitimimin e PS-së si palë ankimuese.

Seancat në Gjykatën Kushtetuese zgjatën deri në prill të vitit 2010, ndërsa u karakterizuan nga debate dhe polemika të forta.

Për të mbrojtur marrëveshjen e me Greqinë, Sali Berisha kishte angazhuar si avokate të qeverisë së tij Marsida Xhaferllarin, të cilën Ilir Meta si President me një dekret të paligjshëm e ka pseudo-shpallur gjyqtare kushtetuese.

Sali Berisha, Lulezim Basha dhe Ilir Meta ishin publikisht tre avokatët kryesorë të Marrëveshjes, kundër interesave të Shqipërisë.

Partia Socialiste e kundërshtoi publikisht paktin detar dhe përfaqësohej në Gjykatën Kushtetuese nga deputetë të Grupit Parlamentar, të ndihmuar edhe nga koloneli nderuar Myslym Pasha dhe ekspertë të tjerë.

Ajo Marrëveshje u rrëzua!

PARTIA SOCIALISTE MBETET GJITHMONË NË KRAHUN E DUHUR TË HISTORISË ❤️ ????

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!