Kufijtë e detit apo kufijtë e gazit!

schedule21:08 - 23 Shtator, 2020

schedule 21:08 - 23 Shtator, 2020

Nga Linda Karadaku

Konventa e Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit e quajtur ndryshe Ligji i Konventës së Detit ose Ligji i Traktatit të Detit, është një marrëveshje ndërkombëtare që rezultoi nga Konferenca e tretë e Kombeve të Bashkuara mbi Ligjin e Detit.

Ligji i Konventës së Detit përcakton të drejtat dhe përgjegjësitë e kombeve në lidhje me përdorimin e oqeaneve dhe menaxhimin e burimeve natyrore detare.

Nenit 15 i Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit, është nga më të rëndësishmit dhe është kërkuar të interpretohet në shumicën e kontesteve midis vendeve që e kanë cuar cështjen në Gjykatën Ndërkombëtare.

Neni 15 përkufizon:

Ky nen ishte shumë i rëndësishëm në vendimet për kontestin midis Sllovenisë dhe Kroacisë, por edhe në vendimet për rastet e Perusë kundër Kilit në 1948, në rastin Nikaragua kundër Hondurasit në 2007; Bangladeshi kundër Indisë në 2014; Guajana kundër Surinamit në 2017; Katari kundër Bahreinit apo Kameruni kundër Nigerisë në 2002 dhe të tjera.

Marrëveshja midis Italisë dhe Jugosllavisë, e nënshkruar në 1968 e cila hyri në fuqi në 1970, ishte traktati i parë për caktimin e kufirit detar në Mesdhe. Vija kufitare shtrihej në 353 milje detare, dhe në thelb ishte e barabartë me vijën e barazlarguar.

Palët ranë dakord të mos zgjasnin kufirin në jug të pikës 43 sepse Shqipëria mund të kishte interesat e saj. Por që atëherë, kohët kanë ndryshuar dhe nuk bëhet fjalë thjeshtë për kufij detarë.

Çështja e kufijve është e mpleksur shumë fort me ekonominë, rezervat e pasura të naftës dhe gazit, të cilat me teknologjinë moderne mund të nxirren dhe të shfrytëzohen. Por pikërisht kjo amalgamë e kufijve detarë dhe rezervave të nënujore, për pak çoi në konflikt të hapur dy vende të NATO-s, Greqinë dhe Turqinë, ndërkohë që situata vazhdon të jetë e tensionuar.

Megjithatë në rajon dhe në botë ka pasur shembuj të mirë sesi çështje si këto mund të zgjidhen pa nxjerrë në det anijet ushtarake.

GREQI – ITALI: QERSHOR 2020

Ministri i Punëve të Jashtme, Nikos Dendias dhe homologu i tij italian, Luigi Di Maio, nënshkruan një marrëveshje historike mbi caktimin e zonave detare midis Greqisë dhe Italisë në Athinë më 9 qershor 2020.

Dy vendet nënshkruan edhe një deklaratë të përbashkët lidhur me Burimet e Mesdheut, ku të dy palët shprehin angazhimin për një menaxhim të ekuilibruar dhe të qëndrueshëm të këtyre burimeve dhe bien dakord të zhvillojnë konsultime për të vlerësuar ndikimin e faktorëve të ndryshëm në praktikat ekzistuese të peshkatarëve të dy shteteve.

Athina dhe Roma iu drejtuan së bashku Komisionit Evropian, duke kërkuar ndryshimin e rregullores mbi politikën e përbashkët të peshkimit në mënyrë që, kur Greqia të vendosë të zgjerojë zonën e saj detare në 12 milje, aktiviteti ekzistues i peshkimit të peshkatarëve italianë në zonën midis 6 dhe 12 milje, i cili tani është brenda ujërave ndërkombëtare, do të ruhet.

KROACIA DHE SLLOVENIA NE ARBITRAZH: 2009

Më 4 nëntor 2009, Kryeministrat e Kroacisë dhe Sllovenisë nënshkruan një Marrëveshje Arbitrazhi, me të cilën Kroacia dhe Sllovenia paraqitën mosmarrëveshjen e tyre territoriale dhe detare në arbitrazh.

Marrëveshja e Arbitrazhit u ratifikua më pas nga Kroacia dhe Sllovenia në përputhje me procedurat e tyre përkatëse kushtetuese. Pas një takimi të parë procedural në 13 Prill 2012, Kroacia dhe Sllovenia patën tre raunde të paraqitjeve me shkrim, të cilat u shoqëruan nga mbi dy mijë ekspoze dokumentesh dhe hartash.

Nga 2 deri më 13 qershor 2014, u zhvillua një seancë dëgjimore në Pallatin e Paqes, gjatë së cilës të dy palët paraqitën pozicionet e tyre. Më 29 qershor 2017, Tribunali dha një vendim përfundimtar në një seancë publike në Pallatin e Paqes, Hagë.

Tribunali përcaktoi që kufiri detar filloi në një pikë, të identifikuar si Pika A nga Tribunali, në vijën mbyllëse të Gjirit të Piranit. Tribunali më parë kishte vendosur që Gjiri i Piranit kishte statusin e gjirit juridik dhe se ujërat e tij kishin statusin e ujërave të brendshëm.

Kufiri midis palëve në Gji ishte vendosur ‘mbi bazën e të njëjtave parime që janë të zbatueshme për caktimin e territoreve tokësore. Pika A përbënte pikën përfundimtare të kufirit të ujërave të brendshme të palëve në Gjirin e Piranit.

Linja mbyllëse në të cilën ndodhet Pika A shkon midis Kepit Madona në Slloveni dhe Kepit Savudrija në Kroaci.

Linja e mbylljes është rreth 4.9 kilometra; 1.2 kilometra larg nga Kepi Savudrija dhe rreth 3.7 kilometra larg nga Kepi Madona.

RUMANIA KUNDER UKRAINES: 2004

Çështja në lidhje me caktimin e kufijve detarë në Detin e Zi, Rumania kundër Ukrainës u mor në vitin 2009. Rumania e kishte cuar në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë në shtator 2004, pas negociatave dypalëshe të pasuksesshme.

Më 3 shkurt 2009, gjykata dha vendimin e saj, duke vendosur një kufi detar, që përfshinte shelfin kontinental dhe zonat ekskluzive ekonomike për Rumaninë dhe Ukrainën.

Në 1997, Rumania dhe Ukraina nënshkruan një traktat në të cilin të dy shtetet “riafirmojnë se kufiri ekzistues midis tyre është i paprekshëm dhe për këtë arsye, ata do të përmbahen, tani dhe në të ardhmen, nga çdo përpjekje kundër kufirit, si dhe nga çdo kërkesë, ose akti i, konfiskimit dhe uzurpimit të një pjese ose të gjithë territorit të Palës Kontraktuese “.

Dhjetë milion ton naftë dhe një miliard metra kub depozita të gazit natyror u zbuluan nën shtratin e detit. BP dhe Royal Dutch/Shell nënshkruan kontrata me Ukrainën ndërsa Total bëri kontratë me Rumaninë.

Për shkak të vendndodhjes së tij, Ishulli i Gjarprit ndikoi në kufirin detar midis dy vendeve.

ICJ arriti në përfundimin se Ishulli i Gjarprit nuk duhet të kishte asnjë efekt në caktimin e kufirit në këtë rast, përveç atij që buron nga roli i harkut 12 milje të detit të tij territorial.

Rumania mori gati 80% të zonës së diskutueshme, duke e lejuar atë të shfrytëzonte një pjesë të konsiderueshme por të papërcaktuar të rreth 100 miliardë metra kub depozitash dhe 15 milion ton gaz nën shtratin e detit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!