Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka dalë në një konferencë për mediat në prag të grumbullimit të lojtarëve për sfidën me Poloninë.
Ditën e djeshme, trajneri më i ri i kombëtares sonë, Sylvinho, publikoi listën me të gjithë të përzgjedhurit e tij për ndeshjen e parë kualifikuese.
“Fillimisht është një nder të jem këtu si trajneri i kombëtares së Shqipërisë. Dua të falënderoj federatën që më ka lejuar mua dhe stafit të udhëtoj në Europë e jashtë saj, të vizitoj lojtarët, të shoh ndeshjet. Janë dy muaj punë intensive, më shumë se 240 ndeshje të shikuara. Po flasim për 60-70 lojtarë të vlerësuar, pastaj shumë punë për të arritur te 23 lojtarët. Mendojmë se është një grumbullim për të shkuar të bëjmë një ndeshje. Aty duhet të kuptojmë gjithçka, puna është kjo, jemi të lumtur nga ajo që kemi parë, nga ajo që na ka lejuar federata, të udhëtojmë e të shohim lojtarët. Dua të falënderoj edhe Shtëpinë e Futbollit, jetoj në Tiranë dhe është kënaqësi të vij këtu, këtu kam bërë stërvitje në fushë me disa të rinj vetëm për të kuptuar nëse kishte ndonjë gjë apo problem, por tani presim lojtarët.
Fillimisht Mehmeti është më i ri, po bën një rrugëtim shumë të mirë duke luajtur në Championship. Ai është lojtar krahu, i aftë, i ri, duhet të zhvillohet e përmirësohet. Asani është një i majtë, ku kishim mungesa, është një mesfushor sulmues i cili ka një rrugëtim të rëndësishëm në Hungari. Sot ka shënuar tre gola. Po ndjekim atë dhe shumë të tjerë. Kemi vlerësuar 70 lojtarë. Rreth 15 ditë më parë, ishim të gjithë në 8.30 të mëngjesit për ta parë që luante në kampionat, është një punë që duhet bërë. Pastaj mendoj dhe është e drejtë, që kemi 23 lojtarë dhe kemi menduar për një ndeshje, mund të bëjmë rreshtime të ndryshme se kemi lojtarë për shumë skema loje. Ende duhet të kuptojmë ndjesinë e parë, të shohim të hënën”
Mihaj, Dokaj, Çekiçi kanë qenë në grumbullimet e fundit, por së fundmi s’janë, a mund të jenë në një grumbullim tjetër?
“Ne na duhet të bëjmë zgjedhjet tona, por të gjithë ata që përmendët janë shumë të rëndësishëm, do të na ndimojnë në të ardhmen, por ne kemi bërë zgjedhje vetëm për ndeshjen me Poloninë.”
Problem është porta, meqënëse portiertët tanë Strakosha dhe Berisha nuk kanë asnjë minutë në ekipet e tyre.
“Të dy unë i kam takuar, nuk kanë luajtur me ekipet e tyre, por kanë shuëm eksperiencë dhe shumë të rëndëishëm, është e rëndësishme që e ndjejnë fanellën dhe ata i plotësojnë kriteret. Ka edhe lojtarë si Muçolli që na bën punë, do e mbaj në vëzhgim nëse do të jetë në të ardhmen.
Pjesë e punës së një kombëtareje është kështu, ne kemi marrë 23 lojtarë, ndoshta mund të bëjmë zëvendësime për shkak dëmtimesh. Ne ecim para dhe mendojmë se duhet të luftojmë për çdo pikë, në çdo fushë, duhet të luftojmë për çdo pikë. Nëse duam të kualifikohemi, këtë duhet të bëjmë. Ata janë të fortë, janë mësuar të luajnë në Botërorë dhe Europianë, janë një ekip i rëndësishëm. Ne do të përgatitim ndeshen dhe do të shkojmë të luajmë, kemi 7 ditë stërvitje dhe e përsërit që çdo pikë për ne është e rëndësishme. Duhet të shkojmë atje me dëshirë, zemër e shpirt se kështu luhet futbolli. Është ana taktike dhe teknike, por është e rëndësishme shpirti e zemra. Ajo është shumë e rëndësishme për rrugëtimin tonë, jo vetëm për një ndeshje, me siguri do të shkojmë të luftojmë për secilën pikë.
Letër si De Biazi? Teknologjia ka ecur para, nuk do të shkruaj letër, por me teknologji para se të vinjë në kombëtare, lojtarëve do t’u mbërrijë diçka e rëndësishme, 30 sekonda që duhet të kuptojnë shpirtin që kemi ne këtu. Nuk dua të them më shumë, është diçka e brendshme, por me siguri do t’u mbërrijë.”
Sot ke një ide më të qartë për lojtarët e Kombëtares, të trembin mungesat që kemi?
“Ka një ndryshim me periudhën kur erdha, se njihja mirë skuadrën. Është bërë një punë e madhe, i kemi idetë e qarta, me zor presim të hënën kur të fillojmë nga puna. Do nisim punën gradualisht, jam njohur me ambientin dhe çfarë pres në të ardhmen. Mungesat do të na penalizojnë, nuk më pëlqen të qahemi për mungesat dhe problematikat që mund të kemi.”
Mungesat na penalizojnë, mos vjen shembulli që në Kombëtare mund të futesh edhe pa luajtur në fushë, si Berisha dhe Strakosha?
“Po flasim për dy portierë të rëndësishëm, problematika qëndron. Ne do ti vlerësojmë gjërat në fushë, do shohim portierët në stërvitje, nëse japin përgjigjen e duhur do luajnë. Kanë shumë eksperiencë nëse janë në formën e duhur do aktivizoj njërin. Gabime mund të bëjë dhe Polonia, do ti shohim të gjithë me imtimësi në stërvitje.
Duhet të kuptojmë si luan Polonia, karakteristikat e lojtarëve i njohim, por edhe ata kanë një trajner të ri. Ndoqa konferencën për shtyp të tij, nuk kuptoja asgjë nga përkthimi, ndoshta kishte diçka të thënë aty. Ai është një trajner i mirë, kanë lojtarë të mirë, të rëndësishëm, të mësuar për të luajtur Europianë e Botërorë, duhet të kuptojmë si luajnë ata. Ata kanë dy ndeshje, do t’i shohim pak te e para. Por si e thashë, një ndeshje duhet luajtur. Në futboll ka dy faza, mbajtja dhe jo e topit, është komplekse, por në përgjithësi është e thjeshtë se ka këto faza. Por duam të bëjmë një ndeshje të mira. Të presim se çfarë do të bëjë Fernando Santos në ndeshjen e para. Doriva ka qenë lojtar i tij, e njeh mirë nga Porto, e njeh shumë mirë.
Më vjen keq për të gjithë të dëmtuarit, por nuk duhet të ankohemi. Puna e një kombëtare është të monitorojmë lojtarët në 30 skuadra a më shumë. Duam ti presim të gjithë, por nëse nuk është një, është një tjetër dhe duhet të përgatitemi. Më vjen keq për të gjithë, se ata që janë jashtë nuk ndjehen mirë, është momenti më i vështirë për një lojtar. Pjesë e punës ka qenë të prezantohemi me lojtarët, edhe të dëmtuarit. Broja është i dëmtuar për një kohë të gjatë. Shkova dhe takova Bajramin në Lisbonë dhe u çudit se nuk e priste vizitën. Një djalë i mirë, ishte në moment të vështirë. Kur je i dëmtuar është e vështirë, shko bëj fizioterapi e kthehu në shtëpi. Më vjen shumë keq për situatën e tyre. U munduam ti afrohemi pak të rinjve që janë të dëmtuar.”
Keni grumbulluar lojtarë që nuk kanë luajtur shumë ose aspak, po Arlind Ajeti pse nuk ka marrë një ftesë nga ju?
“Për Ajetin e kemi vëzhguar është shumë i mirë dhe i aftë, është në listën tonë të gjatë, por do ta vlerësojmë në vazhdim. Është e vështirë për të bërë zgjedhje, duhet të vlerësojmë situatën dhe duhet të marrim vendimet e duhura për ndeshjen me Poloninë. Do i vlerësojmë të gjitha në ditët në vijim.”
Cilat janë kriteret që keni ndjekur për të bërë përzgjedhjen për listën e parë?
“Kemi kriteret tona që janë karakteristikat e lojtarëve por dhe ekuilibri i ekipit apo dhe forca e kundërshtarit, në këtë rast Polonia është marrë në konsideratë. Ekuilibri i ekipit është shumë i rëndësishëm për të shkuar në Poloni dhe për të marrë një rezultat të mirë.
Dëmtimi i Ismajlit? Per fat të keq ndodhi, nuk e di mirë. E pashë që u ul në fushë dhe krekoi dëmtim, luajti vetëm 20 minuta. Pro ishte në fushë i ulur. Nuk e dimë ende, duhet ta kuptojmë më mirë. Doktori Stesina foli me mjekun e Empolit. Sot, deri pasdite, mund të bëjmë zgjedhje, por të presim. Ndoshta nuk ka ndodhur asgjë, do të flas pasdite me doktorin dhe sot pasdite do të bëjmë një zgjedhje.
Nuk është e thjeshtë të përkufizoj SIlvion, Jam brazilian, por kam edhe pasaportë spanjolle, kam jetuar shumë vite në Spanjë, pastaj në Itali, kisha eksperiencë të rëndësishme në Itali. Gruaja dhe djali jetojnë në Portugali, por vajza në Madrid. Identifikohem si brazilian, por unë jam multikultural, kam thithur kulturën jo vetëm futbollistike, por edhe të vendeve të ndryshme. Ne do të kemi një kombëtare shqiptare, 100% kuqezi me zemër e shpirt. Futbolli luhet më këmbë, mbajtja e topit është e rëndësishme, por të dy fazat janë të rëndësishme. Nëse bëjmë mirë të dy fazat. Mendoj se më shumë se të luajmë para apo jo, duhet të kemi shpirtin e duhur, të një kombëtareve, shteti, për të luftuar për çdo pikë që e duam. Mendoj se jemi bashkë, këtë dua t’u them lojtarëve, jo vetëm 23, se shpirti është ai që duhet të ecim para. Pastaj luhet futboll, kemi lojtarë të rëndësishëm, të fortë për një futboll të mirë, do ta provojmë dhe të ecim para.”
Ju do të debutoni ndaj një skuadre që është kokë grupi, ju bezdis fakti që nuk patët një ndeshje miqësore që këta lojtarë ti kishit parë në fushë?
“Ne ishim përgatitur për çdo situatë, kishim një program nëse do të kishim një miqësore ose nëse jo. Do të kemi në dispozicion 7 ditë për tu stërvitur, do stërvitemi në fushë me kushte të mira, do e stërvitemi në mënyrë sa më të mirë.
Ne bëjmë zgjedhjet tona, por është në dorën e lojtarëve për të dhënë maksimumin. Kur bëj listën nuk e shoh nëse vjen nga Shqipëria apo jashtë, kemi rastin e Asanit e kemi ndjekur dhe e kemi ftuar, njësoj si Hadroj. Dhe kemi dalë në konkluzionin që duhet të jenë pjesë e listës me 23 lojtarë.”/ h.ll/abcnews.al