Kombëtarja e Shqipërisë U19 është mposhtur ditën e sotme nga Belgjika U19 në stadiumin“Stedelijk Sportstadion Hasselt” me rezultatin 1-3.
Pjesa e parë është mbyllur pa gola dhe gjyqtari kryesorë nxorri vetëm njëherë kartonin e verdhë, pikërisht në minutën e 36-të për Muhametin.
Pjesa e dytë filloi menjëherë në favorin e belgëve, ku në minutën e 47-të ishte Sadiki i cili shënoi pas një asistimi nga Stroeykens. Reagimi i djemve të Cungut ishte i menjëhershëm, pasi në minutën e 51-të Daka barazoi shifrat pas një asistimi nga Haxhari.
Pas një loje stabël, Belgjika arrinë të gjejë golin e avantazhit në minutën e 64-të me anë të Stroeykens. Minuta kishte ende, por shpresat e U-19 nuk po gjenin dot golin e avantazhit.
Minutat shtesë ishin të shumta të akorduara nga gjyqtari dhe në minutën e 96-të, Belgjika vulos sfidën duke shënuar përsëri me anë të Vermant.
Kombëtarja jonë U-19 tashmë renditet e treta në grup, ku në vendin e parë janë belgët me 3 pikë dhe në vendin e dytë Spanja./ h.ll/abcnews.al