Pasi mësuam kundërshtarin e kampionëve të Egnatias, në raundin e parë kualifikuese të UEFA Champions League, këtë të martë është hedhur shorti edhe për kualifikuesen e parë të Conference League, ku Vllaznia, Partizani e Tirana do të mësojnë kundërshtarët e tyre, para nisjes së rrugëtimit kualifikues në këtë turne.
Kështu, nënkampionët e Partizanit mund të thuhet se kanë skuadër më të lehtë përballë, teksa në raundin e parë të fazës kualifikuese do të ndeshen me maltezët e Marsaslokk. “Bardheblutë” e kryeqytetit mund të thuhet se kanë patur fat gjithashtu, teksa përballë tyre do të jenë gjeorgjianët e Torpedu Kuataisi, ndërsa Vllaznia do të ndeshet me islandezët e Valur.
Sa i përket skuadrave të tjera shqiptare, Malisheva pjesë e së cilës është edhe talenti i sulmit, Drilon Hazrollaj do të përballet me malazezët e Buducnost Podgorica, ndërsa “Kuqezinjtë” tetovarë të Shkëndijës do të përballen me armenët e Noah. /i.m /abcnews.al
Të gjitha përballjet e fazës së parë kualifikuese: