Ishte padyshim një fitore e madhe.
Pas dy pjesëmarrjesh radhazi në fazën e grupeve të Conference League, kampionët e Kosovës, Ballkani synojnë sërish të arrijnë në finalet e turneut dhe këtë e kanë treguar mbrëmjen e kësaj të marte.
Të zhgënjyer nga barazimi 0-0, në Kosovë, djemtë e Ilir Dajës kërkuan me ngulm fitoren në transfertën malteze, të Hamrun, të cilën e arritën, pas golave të algjerianit, Walid Hamidi dhe “fantazistit”, Bernard Karrica, me sfidën që u ndal të shifrat 0-2.
Aq mjaftoi që Ballkani të siguronte kualifikimin për në fazën e ardhshme të kaulifikueseve të Conference League, ku tashmë do të kenë përballë kampionët e Irlandës së Veriut, Larne. /i.m /abcnews.al