Kualifikueset e Champions League/ Ballkani triumfon në “frymën e fundit”, shqiptarët e Malit të Zi munden thellë nga TNS

schedule22:16 - 9 Korrik, 2024

schedule 22:16 - 9 Korrik, 2024

Ballkani ka nisur me fitore fazën kualifikuese të UEFA Champions League, teksa ia ka dalë të triumfojë me rezultatin 1-2 pas përmbysjes spektakolare, ndaj skuadrës nga Andorra, Santa Coloma, në “shtëpinë” e këtyre të fundit.

Vendasit gjetën golin në minutën e 22′-të me anë të El Ghazoui, megjithatë “Dardanët” e Ilir Dajës ia goli të rikthejë baraspeshën në fundin e pjesës së parë, kur Emërllahu ekzekutoi saktë një penallti, ndërsa goli i fitores për skuadrën e Ballkanit erdhi vetëm në minutën e 90’-të falë një goditjeje perfekte, të Bernard Karricës.

Zhgënjeu ndërkohë në performancën e parë në Evropë skuadra tjetër shqiptare, ajo e Malit të Zi, Deçiç, që u mposht me rezultatin e thellë 3-0 në transfertën uellsiane ndaj TNS-së, teksa përmbysja duket mision i pamundur.

Ndërkaq, sa i përket sfidave të tjera, finlandezët e HJK Helsinki u mundën me rezultatin e thellë, 3 me 0, nga lituanezët e Panevezys, maltezët e Hamrun u mundën minimalisht, nga kampionët e Gjibraltarit, Red Lincoln Imps, ndësa kampionët rumunë të Steaua Bucuresti janë duke udhëhequr sfdiën ndaj kampionëve të San Marino, Virtus, 5 me 0, në minutën e 65′-të. /i.m /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!