Kualifikueset e Botërorit për femra, Shqipëria mbërrin në Armeni, gati për sfidën e nesërme

schedule09:25 - 12 Prill, 2022

schedule 09:25 - 12 Prill, 2022

Kombëtarja shqiptare e femrave ka mbërritur në Armeni, ku do të zhvillojë ditën e nesërme ndeshjen e radhës në kualifikueset e Botërorit “Australi – Zelandë e Re 2023”. Përpara nisjes, delegacioni kuqezi i është nënshtruar testeve me tampon, ku pasi kanë rezultuar të gjithë negativë, janë nisur drejt Armenisë.

Mesditën e sotme, nën drejtimin e trajnerit Grima skuadra ka zbritur në fushë ku ka zhvilluar seancën zyrtare stërvitore, që ka qenë rikuperuese, e fokusuar në lojëra argëtuese. E gjithë skuadra është në gjendje të mirë fizike, përveç Endrina Elezaj, e cila pas dëmtimit në ndeshjen ndaj Belgjikës ditën e enjte nuk do të jetë e gatshme për këtë sfidë të rëndësishme ndaj Armenisë.

Atmosfera në kampin kuqezi është mjaft pozitive, teksa e gjithë skuadra pretendon të marrë tre pikët pas suksesit të parë me manita në ndeshjen e parë ndaj vajzave armene.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Armavir” në Jerevan në ora 13:30. Aktualisht Shqipëria renditet në vendin e katërt me 7 pikë, ndërsa pas kësaj sfide, do të luajë edhe dy ndeshjet e fundit në muajin shtator ndaj Polonisë në shtëpi dhe më tej ndaj Norvegjisë në transfertë. /fshf.org

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!