“Kualifikohemi në Barcelonë”, Lewandowski pas golit në Napoli: Barazimi na krijon mundësi të mëdha

schedule13:56 - 22 Shkurt, 2024

schedule 13:56 - 22 Shkurt, 2024

Ashtu siç pritej, “Katalanasit” e Barcelona “thelluan” rekordin negativ, të transfertave evropiane, teksa mbrëmjen e së mërkurës, që sapo lamë pas nuk shkuan më shumë se barazimi, ndaj “Bluve” të Napoli, në impiantin gjigant, të “Diego Armando Maradona”, me sfidën e parë, të 1/16-ve, të Champions League, që u mbyll me rezultatin, 1 me 1.

Pas sfidës një koment e bëri edhe autori i golit të “Blaugranave”, Robert Lewandowski, i cili u shpreh se barazimi i krijon mundësi të mëdha kualifikimi skuadrës së tij e më tej foli edhe për formën e tij personale, teksa u shpreh se ndihet mirë fizikisht, si dhe vlerësoi cilësinë e organikës së “Katalanasve”.

“Pjesa e parë ishte e shkëlqyer për në. E dyta më pak, edhe prej faktit që u mbrojtëm. Gjithsesi arritëm të shënonim. Siguruam një barazim që na krijon mundësi të mëdha për t’u kualifikuar. Duhet të fitojmë në Barcelonë, sepse është shumë e rëndësishme.

Forma ime? Ndihem shumë mirë fizikisht. Kemi shumë lojtarë të rinj. Na duhet pak kohë, por skuadra ka shumë potential. Unë i shtoj eksperiencën time, ndërkohë që kemi lojtarë si Pedri që gjithmonë duan të tregojnë diçka më shumë. Luajtëm të bashkuar ndaj Napoli, të vazhdojmë kështu përpara”,- u shpreh “lideri” polak i repartit ofensiv. /i.m /abcnews.al