Një ndeshje dramatike, por në fund gëzim i madh për kampionet e Shqipërisë. Vllaznia fitoi pas gjuajtjeve të penalltive ndaj ALG Spor. Vajzat shkodrane u treguan më të sakta në pikën e bardhë dhe triumfuan pas një ndeshje spektakolare.
Vllaznia e nisi ndeshjen shumë mirë, duke gjetur golin me Gjinin në minutën e shtatë. Vajzat turke u munduan të ushtrojnë presion në 45 minutat e para, por barazimi nuk erdhi. Në fraksionin e dytë Vllaznia u ndëshkua brenda pak minutash, kur në minutën e 53-të Seyfatdinova gjeti golin dhe vendosi baraspeshën.
Goli i vajzave turke e zgjoi Vllazninë dhe në minutën e 70-të ishte sërish Gjini, që riktheu shkodranet në avantazh. Epërsia nuk zgjati shumë sepse Derya Arhan barazoi pas vetëm tre minutash. Ndeshja vijoi dramatike dhe 90 minutat u mbyllën në barazim, por me karton të kuq për Vllazninë.
Curraj u ndëshkua me të dytin të verdhë dhe la ndeshjen para kohe. Në shtesa Vllaznia reagoi deri në minutën e 118-të, Ilayda Civelek kaloi për herë të dytë në avantazh ALG Spor. Avantazhi i vajzave mike u duk se e dorëzoi Vllazninë, por nuk ndodhi kështu. Bajraktari mbajti në jetë Vllazninë, duke shënuar në minutën e fundit të shtesës dhe dërguar të dy skuadrat drejt pikës së penalltisë.
Vajzat shkodrane u treguan më të qeta dhe fituan 3-2 nga pika e bardhë pasi 120 minutat ishin mbyllur 3-3. Kualifikimim spektakolar për shkodranet, që merr përmasa të mëdha edhe për rrjedhën e ndeshjes dhe reagimin heroik të vajzave. /abcneës.al/
Vllaznia-ALG Spor 3-3
Shënuese: Gjini 7′, 70′, Bajraktari 120+2’/ Seyfatdinova 53′, Derya Arhan 73′, Ilayda Civelek 118′