Gjatë një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News, politikani Menduh Thaçi, foli për situatën politikë në Maqedoninë e Veriut dhe zgjedhjet e zhvilluara në 19 nëntor.
Ai nënvizoi se ka refuzuar koalicionin me Ali Ahmetin, duke thënë se është koha që rregullat e lojës të ndryshojnë. Thaçi theksoi se shqiptarët duhet të refuzojnë këtë ‘lojë politikë’ që nuk ka sjellë asnjë ndryshim.
“Unë nuk ka vërejtje për Shqipërinë apo Kosovën, sidomos për Shqipërinë. Kur themi se shqiptarët e Maqedonisë janë pjesë e Kushtetutës…por duhet sqaruar se aktet normative asnjë gërmë nuk ka brenda kushtetutës shqiptare. As fjala nuk ekziston. Në vitin 2001 u tha si fitore e luftës, por ishte vetëm ndarje e luftës. Zotit Ahmeti kjo i konvenoi. Unë mendoj se momenti ideal është që shqiptarët e Maqedonisë të mos pranojë këtë mënyrë të lojë politike. A e dini pse ka humbur zoti Ahmeti, “për faj të PDSH”. Por zoti Ahmeti duhet të shohë se nuk kemi arritur atje ku duhet…Pra pa u ndal ose me parlament dy dhomësh ose me federat ne do të vazhdojmë me këtë formë dhe kam shumë frikë se shumë shpejt do t’u dukemi Shqipërisë grotesk qesharak…Zoti Ahmeti para 3 muajsh ka biseduar me mua për koalicionin… Rregullat e lojës janë të gabuara dhe duhet të ndryshojnë…Dy parti kanë maqedonasit, a e di sa kemi ne ? 13…”, shtoi ai.
/abcnews.al/

