Sfida nga më të ndryshmet në “Instagram” mes futbollistëve. Një prej tyre ishte edhe ajo e ndërhyrjeve të rrezikshme, që kryesisht i bëjnë lojtarët mbrojtës. Trendit të rrjeteve sociale i është bashkuar edhe Roland Peqini, i cili e ka mbyllur me futbollin e luajtur.
Ish-lojtari i Dinamos, që ka luajtur edhe me Shqipërinë U21, ka postuar një foto ku shfaqet me Eni Imamin, në një përballje miqësore mes kombëtares dhe Dinamos. Peqini e ngacmon lojtarin aktual të Skënderbeut, që në Superiore ka veshur edhe fanellat e Laçit, Kukësit dhe Tiranës.
“Eni Imami, pse ti do shpëtoje?”, shkruan Peqini, ndërkohë që Imami ia ka kthyer me të njëjtën monedhë. “Po ku do shpëtoja unë! Sparkata jote fillonte te fushat e tenisit dhe mbaronte këtu”. Ia kthen mbrojtësi Peqinit. /abcnews.al