Ku ka humbur doktori? Sula: Ato që janë në PD s’marrin dot frymë pa të! Lami: I lejon vetes pak pushime pas humbjes madhështore

schedule21:15 - 18 Qershor, 2025

schedule 21:15 - 18 Qershor, 2025

TIRANË- Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula, i ftuar në “Real Story” tha se  ata që janë sot në këtë parti nuk marrin dot frymë pa prezencën e Sali Berishës, sepse janë njerëz anonimë dhe pa mbështetje.

“Mua sinqerisht ditën e hënë kur shkuam në Parlament dhe gjatë këtyre ditëve, mua më është krijuar përshtypja që: këto pa doktorin nuk marrin dot frymë, janë njerëz anonimë.

Analisti Roland Lami, pohoi se Berisha ia mundëson vetes pak ditë pushim, sepse është i bindur se pa urdhrin e tij nuk lëviz asgjë në Partinë Demokratike.

Ai i lejon vetes të pushojë katër ditë, sepse e di që brenda PD nuk lëviz asgjë. Ai i lejon vetes me një humbje kaq të madhe të relaksohet, sepse është i sigurt se në PD nuk lëviz asgjë”, tha ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!