Ku ka borë e ngricë, gjendet …Izeti/ Njeriu i aventurave vazhdon të notojë në ujërat e ftohta e ngricat e Dibrës

schedule08:39 - 9 Prill, 2025

schedule 08:39 - 9 Prill, 2025

Izet Shulku, nga Dibra, është njeri aventurash, i cili noton në ujërat e ftohta e ngricat e Dibrës.

Në emisionin “ABC e Mëngjesit”, Shulku u shpreh se sapo ftohet moti dhe temperaturat janë minus, lahet në një vaskë natyrore.

Shulku shtoi se pi rreth 15 kokrra vezë në ditë.

“Është minus 5 gradë këtu në Peshkopi. I kemi marrë masat. Nuk ndjej asgjë këtu, është kënaqësi. Që kur kanë filluar me minus temperatuar, jam futur çdo ditë këtu. Kush vjen këtu, duhet të futet me mua në vaskë. Tani do shkoj të marr vezë, më vijnë nga fshati. Më ka sjellë dikush të dielën 120 kokrra, kanë mbetur 75 kokrra. Vezët do t’i pi më mbrapa. Për 40 minuta jeni në Peshkopi  te Izeti”, theksoi ai./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!