Ku jemi me ecurinë e negociatave?/ Deliu: Në 22 maj, hapet në Bruksel grupkapitulli i tretë

schedule20:28 - 16 Maj, 2025

schedule 20:28 - 16 Maj, 2025

Ekspertja Nirvana Deliu bëri një panoramë të qartë të rrugës së Shqipërisë përmes grupkapitujve në sfidën e integrimit europian. Deliu tha se në datë 22 maj do të jetë një delegacion në Bruksel për hapjen e grupkapitujve të tretë. Sipas saj, grupkapitulli i parë është themelor dhe është hapur i pari dhe do të mbyllet i fundit, por ndërkohë përcakton procesin e negociatave.

“Janë 33 kapituj, çdo kapitull ka një fushë tematike të caktuar me legjislacionin europian. Ajo që duhet të bëhet është që në fillim ata na tregojnë që në këtë fushë ne kemi këto direktiva dhe na bëjnë përshkrimin, pra delegacionet tona shkojnë në Bruksel dhe marrin informacion.

Më pas është takimi i dytë ku ne shkojmë në Bruksel dhe prezantojmë punën tonë. Grupkapitujt janë 6, kemi grupkapitullin e parë themelor që është i pari që hapet dhe mbyllet i fundit dhe përcakton procesin e negociatave. Kemi hapur grupkapitullin e parë.

Në 22 maj do të jemi në Bruksel për hapjen e grupkapitujve të tretë që ka të bëj me arsimin, shkencën, tatimet, kulturën, sipërmarrjen janë 8 kapituj.” / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!