“Ku i ke flokët kuqezi?”, Theo e ngacmon, Brahim Diaz reagon menjëherë

schedule22:18 - 19 Korrik, 2021

schedule 22:18 - 19 Korrik, 2021

Brahim Diaz u rikthye sot te Milani, klub me të cilin firmosi për dy vitet e ardhshme. Kuqezinjtë arritën marrëveshjen me Real Madrid që zotëron kartonin e 21-vjeçarit spanjoll, i cili do të veshë fanellën me numrin 10, i cili do të vijojë të jetë i huazuar për dy sezonet e ardhshme në Itali.

Mesfushori ofensiv është i lumtur që do të vijojë të luajë me “Djallin”. Me Theo Hernandez ka një miqësi të madhe dhe ky i fundit, sigurisht i lumtur për rikthimin e shokutë të tij, e ka ngacmuar në rrjetet sociale.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by T H E O H E R N Á N D E Z (@theo3hernandez)

Përsëri bashkë. Sa bukur të të shoh sërish te Milani! Të mungojnë vetëm flokët kuqezi“, shkruan anësori i majtë, i cili ndihet mirë që do e këtë sërish shok skuadre Brahim Diaz.

Ky i fundit nuk ka vonuar t’i kthejë përgjigje Theos: “Kam bërë një premtim, do e realizoj së shpejti. Kënaqësi që të shoh përsëri”. /abcnews.al