Ku i bazojnë partitë premtimet? Eksperti i ekonomisë: Po t’i zhveshësh nga ngjyrat, premtimet e tyre janë gati të njëjta

schedule21:33 - 11 Prill, 2025

schedule 21:33 - 11 Prill, 2025

TIRANË- Me nisjen e fushatës elektorale, partitë politike kanë prezantuar kandidatët dhe bashkë me to kanë servirur përpara zgjedhësve programet e tyre elektorale.

Por sa të realizueshme janë premtimet që bëjnë partitë politike në Shqipëri. Kjo temë u diskutuan në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News.

Eksperti i ekonomisë, Igli Tola, theksoi se shumica e premtimeve  nuk vihen në zbatim nga partitë politike dhe propozimet e tyre ekonomike janë pa esencë.

“Kjo fushata dhe këto premtime duhen gjykuar nga historiku. Kemi parë që në momentin që vijnë në pushtet, një pjesë e këtyre premtimeve harrohen, madje përsëriten përsëri, thjesht ndryshohen figurat, por premtimet janë të njëjta. Problem i parë është se grupacionet politike nuk është se kanë një program të mirëfilltë, por kanë thjesht teza. Ky është shqetësimi i parë. Të shkosh në politikë pa program, kjo është fatkeqësi. Kur ka premtime ekonomike çedojnë dhe fyejnë inteligjencën më minimale ekonomike”,  theksoi ai.

Eksperti pohoi se partitë politike premtimet e tyre i kanë pothuajse të njëjta, ndërsa pjesa që i dallon është vetë ngjyra që ata përfaqësojnë.

“Situata në Shqipëri, të gjitha forcat politikë po t’i zhveshësh nga ngjyrat, premtimet e tyre janë gati gati të njëjta. Nuk ka më as të majta, as qendra të djathta, por kanë shkuar drejt qendrës, por të mos thënë se janë tek qendra e majtë”, theksoi ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!