Ku ‘humbi’ Anjeza Shahini në 10 vite?/ Këngëtarja: Kam qenë larg ekranit, por jo pasionit për muzikën

schedule08:50 - 19 Shkurt, 2024

schedule 08:50 - 19 Shkurt, 2024

Këngëtarja e mirënjohur Anjeza Shahini në një komunikim të drejtpërdrejtë për “ABC e Mëngjesit” në ABC News rrëfeu jetën e saj si artiste, bashkëshorte dhe si nënë pas një shkëputje 10-vjeçare nga skena shqiptare.

Ajo u shpreh se ka qenë larg ekranit, por jo pasionit të muzikës. Ndër të tjera tha se gjatë periudhës së pandemisë ka rritur që të krijojë bandën e saj muzikore të quajtur “Ani & The Cranes”.

“Në këto 10 vite unë vërtetë kam qenë larg skenës, por jo pasionit të muzikës. Këndimi vjen nga shpirti, unë mundohem të ndihmoj artistët që duan të jenë në rrugën e artit. Kjo ka qenë një dëshirë e imja që unë të kisha lidhje të përhershme me muzikën edhe në një vend të huaj.

Pak para pandemisë bashkë me një mikun tim baterist filluam të shkruanim këngë dhe më pas arritëm që të krijonin një bandë muzikore. Isha e lumtur të nisja diçka vetë në një vend të huaj. Krijova një bandë muzikore “Ani & The Cranes”. Tani kam studion ku trajnoj artistë të tjerë, por edhe njerëz që e duan muzikën. Për sa i përket emrit të grupit muzikor, duke qenë që nuk doja të përziheshin me emrin tim, vendosëm që emri i bandës të ishte “Ani & The Cranes”.

Ëndrra ime e madhe po fokusohet te vajza ime. Edhe për veten kam ëndërr që pasionoi im të mos bjerë për muzikë dhe të kem mundësi që të sjell diçka të mirë për publikun, sidomos për atë shqiptar. Në mënyrë që nesër edhe vajza të rritet të jetë krenare për atë që shikon.”, u shpreh këngëtarja e madhe Anjeza Shahini. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!