TIRANË- Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Skerdjan Dhili, i ftuar në “Real Story” komentoi “fshehjen” e strategut Chris LaCivita, i cili është pajtuar nga PD për drejtimin e fushatës zgjedhore të 11 majit.
Ai tha se një figurë e tillë nuk mund të stacionohet pranë PD dhe të rrijë në një zyrë me Alfred Lelën dhe Floriana Garon, por beson se do të shfaqet në vijimësi, pasi sipas tij fushata ende nuk ka nisur zyrtarisht.
“Që ka një marrëdhënie të relaksuar të PD dhe qarqeve amerikane, kjo është e qartë. Kjo do ta thyente me një vizitë e mundshme e doktor Berishës në SHBA. Mund të ndodhë edhe përmes një vize të posaçme, mekanizmi ekziston. Po, akoma ka një shpesë. La Civita nuk mund të jetë çdo ditë, mendoj se do jetë e tepërt ta pretendosh, që një konsulent kaq i madh të vijë dhe të vendoset në një zyrë me Alfred Lelës dhe Floriana Garon, dhe persona të tjerë të zyrës së medias. Nëse ti mendojnë që do të vijë një konsulent kaq i madhe të të instalohet në zyrën e PD, kjo nuk do të ndodhë. PD në mënyrë permanente ka kontakte me ketë konsulent. Fushata nuk është se ka hyrë në pjesën e saj zyrtare.”, tha ai../abcnews.al