TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Etjen Xhafaj tregoi se pse marrëveshja për refugjatët me Italinë është mbajtur “diskrete”.
Ai theksoi se negociatat janë diskrete, me qëllim që të mos lexohen keqdashje nga palët e interesuara dhe kjo praktikë sipas Xhafajt ndiqet në marrëveshjet ndërkombëtare.
“Protokollin ne e kemi para të gjithë, është publik. Arsyeja se pse negociatat janë mbajtur diskret janë që mos të lexohen keqdashje nga palët e interesuara, duke qenë se janë marrëveshje ndërkombëtare. Kjo është mënyra”, tha ai.
Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri, debatoi me deputetin socialist, ndërsa shtoi se me këtë protokoll janë shkelur dispozitat ligjore.
“Ku shkruhet kjo? Më fal. Në cilin ligj shkruhet? Ma lexo ligjin. Referoju ligji. Po të bëj një pyetje tre herë. Nuk janë respektuar hapet që parashikon ligji për plotfuqishmërinë. Ligji duhet t’i mbahet të drejtës europiane, për të cilën ka dyshime nga Këshilli i Evropës ”, tha ai, duke iu drejtuar deputetit të PS-së./ n.m.abcnews.al