Ku do t’i gjejë numrat Kurti për qeverinë e re?/ Behrami: Numrat i ka vetëm te Lista Serbe, jo në opozitë. Kosova është para një kolapsi politik

schedule17:39 - 31 Mars, 2025

schedule 17:39 - 31 Mars, 2025

Artan Behrami nga PDK u shpreh se Kurti është në një pozitë komode dhe se nuk ka asnjë Kuvend që kontrollon punë  e tij. Më tej ai shtoi se presidentja po i shërben Kurtit dhe jo Kosovës.

“Konstituimit të Kuvendit, presidentja mund ta thërrasi nesër. Edhe Kushtetuta edhe ligji e garanton një gjë të tillë, me kushtetutë i takon dhe Kurti duhet të vendos dikë dhe më pas zgjidhet. Nuk ka problem as procedural as teknik, presidentja është duke i shërbyer Kurtit jo Kosovës. Opozita nuk i ka institucionet në dorë, është e varur nga presidentja. Kurti është në një pozitë komode sepse nuk ka asnjë kuvend që kontrollon punën e tij dhe ai më tutje merret edhe me fushatë, mjekët nuk marrin paga shtesë, policët dhe ushtarët. Kosova është para një kolapsi politik.”

Më tej, Behrami u shpreh se Kurti i ka sytë tek lista Serbe dhe se nuk i ka në opozitë.

“Kurti i ka numrat vetëm te Lista Serbe nuk i ka në opozitë, është një periudhë e rëndë për republikën e Kosovës. Partitë opozitare duhet t’i thirrin mendjes të bëhen bashkë dhe të mendojnë për fatin e Kosovës sepse PDK është partia që i konvenon më së shumti që të shkoj në zgjedhje, 3 % ka rritje PDK, por tani nuk është garë, por Kosova ka dy interese të largojë Kurtin dhe të ballafaqohet me sfidat e jashtëm dhe të brendshmet.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!