Ku do i festojnë shqiptarët festat? Besnik Vathi: Dyndje në Vlorë, por ka interes të lartë për udhëtimet jashtë vendit

schedule14:23 - 27 Nëntor, 2023

schedule 14:23 - 27 Nëntor, 2023

Eksperti për turizmin, Besnik Vathi, në një intervistë në “Money Report” në ABC, foli për festat e Nëntorit, duke treguar se ka një dyndje të qytetarëve që kanë zgjedhur Vlorën, por interes i lartë është parë edhe për udhëtimet jashtë vendit.

Gjithashtu gjatë kësaj interviste, u shpreh se destinacionet këtë vit kanë qenë më të shumta në krahasim me vitet më parë, po ashtu shtoi se hapja e aeroportit të Rinasit me më shumë linja low cost, ka bërë që numri i shqiptarëve që dalin jashtë vendit të jetë i lartë.

Sa i përket eventit “Parada e Pavarësive”, Vathi tha se është një event që do të duhej të ishte organizuar më herët, në mënyrë që operatorët e huaj apo vendas të merrnin masa për ta shitur si event të qëndrimit në Shqipëri.

“Ngjarje të tilla do të duhet të ishin organizuar shumë më në avancë me qëllim që operatorët e huaj apo vendas të merrnin masa për ta shitur si event të qëndrimit në Shqipëri. Evente të tilla ndikojnë në rritje të turizmit. Veçori në këtë organizim është edhe Diaspora dhe po ashtu diaspora e vjetër shqiptare që i ka humbur lidhjet me Shqipërinë. Pra duhet të rizgjoheshin lidhjet e vjetra të gjakut me Shqipërinë. Besoj se edhe me hapjen e aeroportit të ri në Vlorë, Shqipëria futet përfundimisht në tregun botëror të turizmit si e barabartë, me rritje të ndjeshme dhe duke konkurruar me potenciale kulturore, historike apo njerëzore. Për shifrat unë jam kritik, por mund të them që turizmi është në nivele rekord”, theksoi ndër të tjera Besnik Vathi./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!