Pas dënimit me burg nga Apeli i GJKKO, Saimir Tahirit i janë vënë prangat dhe është dërguar në Drejtorinë e Policisë. Lajmi është konfirmuar nga avokati i tij mbrojtës Maks Haxhia, ndërsa më pas pritet që Tahiri të transferohet në burgun 313 në Tiranë.
Për avokatin e Tahirit, ky vendim është i padrejtë ndërsa ka theksuar që do të bëhet rekurs në Gjykatën e Lartë.
“Sot Tahiri siç e patë kishte mundësinë të mos vinte. Por ai insistoi. Sot do shkojë në drejtorinë e policisë dhe më pas ai do sistemohet. Për rekursin presim vendimin e arsyetuar. Do përgatisim edhe argumentet.” tha Maks Haxhia.
Ndërkohë Maks Haxhia pas dhënies së vendimit ka kërkuar edhe dy paketa cigare për klientin e tij.
“Për Saimirin kërkova dy paketa cigare” tha Maks Haxhia.
/abcnews.al/