Ku dakordësojnë Biba dhe Bylykbashi?

schedule21:02 - 5 Korrik, 2019

schedule 21:02 - 5 Korrik, 2019

I deklaruar edhe më herët kundër prezantimit të teknologjisë në zgjedhje, Denar Biba shprehet në Provokacija se tashmë duhet të dakordësohet me Oerd Bylykbashin sa i takon votimit elektronik, i pyetur për ndërhyrjet q ëmudn të bëhen në sistem..

“Ndërhyrjet synojnë sistemin dhe ai është thelbi, por në lidhje me procedurën, unë kam qenë kundër dhe i deklaruar për prezantimin e teknologjisë në zgjedhje, por mesa duket do dakordësohem me Oerd Bylykbashin dhe mendoj se votimi elektronik, i gjithë procesi, identifikimi i votuesit, momenti i votimit, transmetimi i të dhënave dhe nxjerrja rezultateve mund të bëhen të katër elektronike dhe ndërhyurja është zero. Unë kam qenë kundra, por nëse doni të përjashtoni këto cic micet, partitë politike, PD. Nuk ia di përvojën Gamend Bardhit me zgjedhjet, por jam i bindur që të tjerë në PD e dinë shumë mirë që nuk ka asnjë mospërputhje mes deklarimit të parë dhe të dytë, nuk e mirëkuptoj, por e kuptoj në këtë mjedis ku jetojmë”.

I pyetur për koston që mund të ketë votimi elektrnik dhe për sa kohë është i vlefshëm ai, Biba përgjigjet se ky investim shkon në 40-50 milionë euro dhe vlen për 3-4 zgjedhje nëse nuk ndryshon sistemi zgjedhor.

“PD që  bën më shumë zhurmë është partia që është mbështetëse e votimit elektronik, kostoja në dijeninë time është në varësi të firmës të cilës i drejtohesh, teknikës, update, një kosto 40-50 milionë euro. Ky investim vlen deri në 3-4 zgjedhje se kërkon dhe mirëmbajtje në rast se nuk ndryshon sistemi ligjor, por nëse qëndron janë të vlefshme për 3-4 zgjedhje”.

Duke sjellë në vëmendje një vendim të gjykatës gjermane  të vitit 2010, e cila e shpalli antikushtetues votimin elektronik në Gjermani, me argumentin se votuesi gjerman nuk kupton se ku shkon vota e tij, nënkryetari i KQZ-së thotë se në Shqipëri mund të bëhet edhe i dyfishtë, me elektronik dhe klasik, duke e shpejguar procesin para zgjedhjeve përmes televizionit.

“Ka një vendim të gjykatës gjermane 2010 që e shpalli antikushtetues votimin elektronik në Gjermani me argumentin se votuesi gjerman nuk kupton se ku shkon vota e tij. Kurse në votimin elektronik ai shtyp një buton dhe ai nuk e kupton.

Në Shqipëri mund të bëhet edhe një proces mësimor nëpërmjet TV, nuk është e vështirë. Mund të bëhet edhe i dyfishtë, të jetë dhe makina dhe me letër”.

Por një zgjidhje për votimin klasik e sheh te modeli finlandez, ku komisionerët zgjidheshin në mënyrë kompjuterike nëpërmjet shtetasve me të drejtë vote mbi 18 vjeç

“Duke kuptuar procesin, kam kuptuar se të gjithë që merren me këtë çështje nuk mund të ketë demokraci pa parti politike . Partitë ofrojnë kandidatë, përçojnë ideologjitë te masat dhe sjellin energji duke sjellë struktura që menaxhojnë, por ka konflikt interesi. Unë jam dëshmitar sesi në Finlandë zgjidheshin në mënyrë kompjuterike nëpërmjet shtetasve me të drejtë vote 18 vjeç e lart”.

Mund të ecë në Shqipëri?

“Mund të ecë, ka pasur ide për të përfshirë mësuesit, por prapë dikush do thotë që janë të punësuar të qeverisë. Kurse në KAZAZ të vinim gjyqtarë ose noterë. Dhe kështu të kishim një trupë më profesionale shqiptarësh”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!