“K’tu fest” hap dyert për artistët, kush u ngjit sot në skenë

schedule23:51 - 17 Shtator, 2022

schedule 23:51 - 17 Shtator, 2022

Festivali i artistik ndërkombëtar “K’tu fest”, i cili organizohet nga Olsa dhe Xhelo Poshka ka hapur dyert për artistët. Në këtë edicion të 9 të festivalit i cili mbahet në Strugë, për gjashtë net do të shfaqen vepra teatrore nga autorë shqiptarë dhe të huaj. Në këtë festival të marrin pjesë artistët e mëdhenj të kulturës shqiptare, Margarita Xhepa, Bujar Kapexhiu dhe të tjerë.

Teatri Poshka është i vetmi në Strugë, në një qytet me shumë shqiptar. Televizioni ABC është partner mediatik i festivalit K’tu Fest. Drejtoresha Olsa Poshka u ndal te ky bashkëpunim, shumë i rëndësishëm për të.

Sot në teatrin Poshka u ngjit në skenë trupa e teatrit të Gjilanit me veprën “Loja e martesës” nga Eduard Albee, me regji të Shkëlzen Berishës. Në të interpretojnë aktorët Merjeme Berisha dhe Naser Zymberi.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!