Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë dhe një italian nënë akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.
Mediat italiane bëjnë me dije se të arrestuarit janë një 43-vjeçar shqiptar dhe një 57-vjeçar italian akuzohen si përgjegjës për magazinimin e një sasie të madhe kokaine në depozitën e një kompanie në komunën Vergiate e specializuar në mirëmbajtjen e materialeve logjistike të përdorura në sektorin e aeronautikës.
Në kuadër të këtij operacioni është bërë e mundur sekuestrimi i 12 kg kokainë dhe një depozitë për magazinimin e drogës.
Ndërkohë një tjetër shtetas shqiptar është arrestuar për drogë. Ndalimi i tij është bërë pasi gjatë kontrollit të ushtruar ai është kapur me 9 kg kokainë./abcnews.al