Kthyen kaosin në Kuvend, PS: Ndëshkim për 5 deputetë

schedule11:08 - 10 Qershor, 2024

schedule 11:08 - 10 Qershor, 2024

Partia Socialiste kërkon masë disiplinore për pesë deputetë të Rithemelimit.

Kjo kërkesë e PS vjen pas bllokimit të foltores në seancën e kaluar në Kuvend. Bëhet fjalë për deputetët; Ervin Salianjin, Edi Palokën, Luan Baçin, Gazment Bardhin dhe Flamur Nokën.

Kujtojmë se seanca e kaluar në Kuvend u zhvillua me debate dhe tensione të forta, pasi Rithemelimi iu rikthye sërish kaosit duke iu mbajtur skenarit të vjetër.

Si pasojë e kësaj mazhoranca i është drejtuar Sekretariatit të Etikës, ku kërkon masë disiplinorë për deputetët e lartpërmendur.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën do të mblidhet ditën  e sotme, ora 13.00, për shqyrtimin e kësaj kërkese.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!