Kthjellohet qielli, nis “festa” në Azerbajxhan: Lufta shkakton qindra të vrarë nga të dyja palët

schedule13:04 - 7 Tetor, 2020

schedule 13:04 - 7 Tetor, 2020

Përmirësimi i kushteve atmosferike ka bërë që ushtria azere të riktheje në front dronët me raketa, të cilët gjatë javës së parë të luftës i shkaktuan dëme të mëdha Armenë në Nagorno Karabakh.

https://www.youtube.com/watch?v=eTIoeV2Vlnw&feature=youtu.be&ab_channel=ClashVideos

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit ka publikuar pamje nga sulmet ndaj pozicioneve armene duke njoftuar ndërkohë se kanë kapur territore të tjera në Nagorno Karabakhun nën kontrollin e armenëve.

Lexo edhe: Krahas Serbisë, ky është shteti tjetër që kërkon dronët vrasës nga Turqia

Më herët, ministria e Mbrojtjes së Armenisë publikoi pamje nga ajo që ata e quajnë “kurth ndaj forcave azere”, ku duket se një autokolonë qëllohet me artileri të rëndë duke pësuar dëme të mëdha.

Lufta është e ashpër në Kaukaz me viktima të shumta nga të dyja palët. Azerët kërkojnë të rimarrin territorin e Nagorno Karabakh, i njohur si pjesë e shtetit të Azerbajxhanit, kurse armenët këmbëngulin në vetëvendosjes duke qenë se popullsia në atë rajon është armene. /abcnews.al