Kthjellime, vranësira dhe rrebeshe shiu, parashikim i motit për sot

schedule08:35 - 28 Maj, 2024

schedule 08:35 - 28 Maj, 2024

Shqipëria do të vijojë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave. Orët e paradites do të paraqiten nën ndikimin e alternimeve të kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë territorin Shqiptar KU më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe pjesërisht në qendër duke gjëndëruar rrebeshe shiu ndërsa momente me pika shiu do të kenë zonat jugore.

Parashikohet që orët e vona të mbrëmjes të përmirësojnë dukshëm situatën e motit në të gjithë territorin e vendit duke larguar reshjet nga i gjithë territori i vendit. Temperaturat e ajrit do të pësojnë RRITJE gjatë mëngjesit POR rriten edhe maksimumet duke luhatur vlerat ditore nga 9°C vlera më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 28°C vlera më e lartë e cila pritet përgjatë vijës bregdetare.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Jugperëndimor duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim mbi 3 ballë.

Republika e Kosovës do të mbizotërohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike si pasojë e masave ajrore me origjinë Perëndimore – Veriperëndimore. Për pasojë; pjesa e parë e ditës do të jetë nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e Kosovës; ndërsa pas -mesdite parashikohet të ketë shtim të vranësirave duke krijuar kushtet e favorshme për reshje shiu KU më të theksuara reshjet do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore; Ndërkohë; Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten në vlerat minimale, por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 24°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi Jugor.

Maqedonia e Veriut – Dita e martë; do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë orëve të paradites; në të gjithë republikën e MV duke sjellë kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare. Parashikohet që; pjesa e dytë e ditës të sjellë; vranësira dhe shira konvektivë në pjesën më të madhe të territorit të MV POR herë pas – here do të ketë edhe intervale me kthjellime. Kjo situatë atmosferike; do të na shoqërojë deri vonë në mbrëmje kur pritet largim total i vranësirave nga i gjithë territori i MV. ;

Temperaturat e ajrit do të vijojë të rriten në vlerat minimale, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 7°C minimalja deri në 25°C vlera maksimale në rang territori. Për sa i përket; Erës do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 45 km/h nga drejtimi kryesisht jugor.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!