Kthjellime gjatë paradites, por çfarë ndodh me motin pasdite

schedule07:11 - 11 Shtator, 2022

schedule 07:11 - 11 Shtator, 2022

Orët e para të ditës paraqiten me kthjellime dhe kalime vranësirash, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat malore. Por pas mesdite pritet të ketë vranësira më të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për reshje të pakta shiu në zona të izoluara. Sipas MeteoAlb, vija bregdetare do të mbetet përgjatë gjithë ditës me mot të qëndrueshëm në pjesën më të madhe.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verilindore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Vijon të jetë Kosova me mot të paqëndrueshëm, ku edhe pse orët e parë të ditës do të jenë me kthjellime dhe kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që sërish pas mesdite të kemi shtim të vranësirave në të gjithë vendin duke sjell shira të izoluar.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në Maqedoninë e Veriut  do të jetë me alternime kthjellimesh dhe kalime vranësirash të cilat më të dukshme do të jenë në zonat veriperëndimore. Por pjesa e dytë e ditës do të ketë vranësira të shpeshta të cilat do të krijojnë mundësi për shira të pakët.

Rajoni dhe Evropa

Kontinenti Evropian në pjesën më të madhe do të mbizotërohet nga kushtet e qëndrueshme atmosferike, duke sjellë mot të qëndrueshëm në Evropën Lindore dhe Qendrore. Po ashtu pjesa më e madhe e Jugut të kontinentit do të mbizotërohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave. Ndërsa pjesërisht rajoni i Ballkanit do të ketë reshje shiu. Gjithashtu me vranësira të shumta dhe rrebeshe shiu mbeten Ishujt Britanik dhe Skandinavia./Abcnews.al/