Kthjellime e vranësira të lehta, si do të jetë moti sot

schedule07:08 - 10 Maj, 2021

schedule 07:08 - 10 Maj, 2021

Sipas MeteoAlb: Masat ajrore me origjinë Jugore do të diktojnë mot me kthjellime e vranësira të lehta deri në mesditë kur vranësirat bëhen më të dukshme në zonat malore.

Edhe pasditja vijon me kthjellime e vranësira kalimtare në Ultësirën Perëndimore NDERSA mbeten të dukshme vranësirat në zonat përgjatë kufirit lindor.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 11°C deri në 30°C.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë të diktojnë kushtet e motit në territorin e Kosovës. Për pasojë kthjellimet do të dominojnë thuajse gjatë gjithë ditës edhe pse herë pas here do ketë vranësira kalimtare.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me kthjellime dhe vranësira të herë pas herëshme në territorin e MV. Parashikohet që kushtet e motit të vranët të mbeten gjatë gjithë ditës POR pa mundur të gjenerojnë reshje.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!