Kthjellime dhe vranësira të lehta, pasditja sjell reshje në disa zona

schedule07:13 - 19 Nëntor, 2024

schedule 07:13 - 19 Nëntor, 2024

Orët e paradites do të vijojnë nën ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të lehta në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime dhe vranësira më të shpeshta do të ketë në zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të shtojë vranësirat në të gjithë territorin e vendit duke gjeneruar reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore. Kjo situatë meteorologjike do të na shoqërojë edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 0°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 21°C vlera maksimale e cila pritet në Jugperëndim të territorit.
Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 45 km/h nga drejtimi përmanent Jugor; duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.

Kosova

Republika e Kosovës do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e kosovës, duke sjellë reshje të pakta shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë në vlerat minimale, por rriten edhe maksimumet duke u luhatur nga -1°C vlera më e ulët deri në 12°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e fortë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Maqedoni e Veriut

Pritet një rënie graduale e vlerave barike duke sjellë alternim të kthjellimeve dhe vransirave të shpeshta në republikën e MV përgjatë paradites;. Parashikohet që pasditja, të sjellë vranësira të dendura në të gjithë MV KU më të dukshme do të jenë në zonat veriore dhe veriperëndimore duke sjellë reshje të izoluara shiu e dëbore. Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në vlerat minimale, por rriten edhe maksimumet duke u luhatur duke u luhatur nga nga -1°C vlera minimale deri në 14°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e fortë përgjatë gjithë ditës me shpejtesinë deri në 45 km/h nga drejtimi permanent Jugor.

Evropa

Europa veriore dhe ajo Lindore do të vijojë nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm ku vranësirat dhe reshjet e dendura të dëborës do të jenë prezente. Po ashtu Britania e madhe dhe pjesërisht qendra e kontinentit do të përfshihet nga një sistem i fuqishëm vranësirash duke sjellë rrebeshe shiu si edhe stuhi të forta ere ndërsa vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme në Europën Jugperëndomire si edhe brigjet e detit të zi duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira të pakta. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!