Kthjellime dhe vranësira, si pritet të jenë temperaturat

schedule07:15 - 18 Dhjetor, 2024

schedule 07:15 - 18 Dhjetor, 2024

Masat ajrore të qëndrueshme do të vijojnë ndikimin e tyre duke sjellë mot të kthjellët në të gjithë vendin, ku më të theksuara kthjellimet paraqiten në zonat e ulëta dhe bregdetare ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të jenë zonat malore. Pjesa e dytë e ditës do të mbetet nën dominimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të herëpashershme në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë në vlerat minimale, por mbeten konstante maksimalet duke u luhatur nga -1°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Pukës deri në 17°C vlera maksimale e cila pritet në Jug të territorit. Era do të fryjë e lehtë si në tokë dhe në det me shpejtësi deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Republika e Kosovës, do të karakterizohet nga moti i kthjellët dhe vranësira të shpeshta, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat veriore – veriperëndimore. Gjatë orëve të pasdites, vranësirat do të bëhen të dukshme pothuajse në të gjithë territorin e Kosovës, megjithatë mundësia për reshje është thuajse zero. Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por ulen në mesditë duke u luhatur nga -2°C vlera më e ulët deri në 8°C vlera më e lartë në rang territori. Era do të fryjë e lehtë gjatë gjithë ditës me shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Maqedonia e Veriut

Pritet një rritje e lehtë e vlerave Barike duke sjellë mot të kthjellët dhe vranësira kalimtare në të gjithë republikën e MV. Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja, të sjellin vranësira më të shpeshta në territor, ku më të theksuara vranësirat do të paraqiten në Jugore dhe Juglindore. Këto kushte atmosferike do të na shoqërojnë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale, por ulen maksimalet duke u luhatur nga nga -1°C vlera minimale deri në 11°C vlera maksimale në rang territori. Era do të fryjë e lehtë përgjatë gjithë ditës duke arritur shpejtësinë deri në 35 km/h nga drejtimi permanent veriperëndimor.

Evropa

Zhvillimi i një qendre të fuqishme ciklonare në veriperëndim të kontinentit me ndikim deri në qendër do të sjelle vranësira, shira me intensitet të lartë si edhe stuhi të forta ere në; Ishujt Britanikë dhe pjesërisht Europën qendore, përkatësisht në Francë dhe Gjermani duke sjellë mjaft probleme. Po ashtu Europa Veriore dhe Lindore do të mbeten nën mbizotërimin e motit të paqëndrueshëm, ku vranësirat dhe reshjet e dëborës do të jenë prezente ndërsa vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme kontinentale në pjesën më të madhe të kontinentit europian duke sjellë mot të kthjellët dhe temperaturave relativisht të ulëta./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!