Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kthjellime dhe vranësira, mësoni si do të ndryshojnë temperaturat

schedule07:11 - 26 Tetor, 2020

schedule 07:11 - 26 Tetor, 2020

Sipas MeteoAlb: MBETEMI në ndikimin e motit të paqëndrueshëm, duke bërë që kthjellimet e pakta dhe vranësirat e shpeshta, të cilat sjellin reshje shiu në gjysmën lindore të vendit mbizotërojnë gjatë paradites.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të sjellin mot të kthjellët në vend.

Temperaturat e ajrit ulen në mëngjes por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 21°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 ballë.

Kosova

Paraditja mbetet me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta duke sjellë dhe shira të izoluar në territorin e kosovës. Pasditja mbetet në të njëjta kushte atmosferike.

Maqedonia e Veriut

Dita nis me vranësira dhe shira të izoluar në gjysmën perëndimore të MV. NDERSA mesdita dhe pasditja paraqiten me alternime kthjellimesh dhe vranësirash./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!