Kthjellime dhe vranësira, mësoni parashikimin e motit për sot

schedule07:21 - 19 Shtator, 2020

schedule 07:21 - 19 Shtator, 2020

Sipas MeteoAlb: Kthjellime dhe vranësira kalimtare mbizoterojne motin në vendin tonë gjatë pjesës së parë të ditës. Por pjesa e dytë e ditës sjellë spostim të vranësirave drejt zonave përgjatë kufirit lindor duke lënë bregdetin me kthjellime.

Temperaturat e ajrit ulen sërisht në mëngjes por mbeten kostante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C deri në 33°C.

Era do fryjë mesatare me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior-Veriperëndimor duke krijuar dallgëzim 4 ballë.

Kosova

Dita nis me mot të kthjellët POR duke ju afruar orëve të mesditës parashikohet shfaqje e vranësirave kalimtare në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Vijon ndikimi i masave ajrore të qëndrueshme, të cilat do të kushtëzojnë mot të kthjellët deri në mesditë kur vranësira të lehta shfaqen në pjesën në të madhe të territorit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!