Kthjellime dhe temperatura konstante, parashikimi i motit për sot

schedule07:24 - 12 Shkurt, 2022

schedule 07:24 - 12 Shkurt, 2022

Sipas MeteoAlb: Territori Shqiptar do të jetë në mbizotërimin e motit të qëndrueshëm, kjo si pasoj e zhvillimit të një qëndre të presionit të lart atmosferik në perëndim të Ballkanit. Pritet që në vendin tonë të kemi alternime kthjellimesh dhe vranësirash kalimtare, të cilat më të dukshme do të jenë në orët e pasdites përgjatë zonës malore.

Temperaturat e ajrit do të MBETEN kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 16°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi Verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.

Rajoni dhe Europa

Kontinentit Europian në pjesën më të madhe të tij do të PARAQITET në dominimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, duke sjell alternime kthjellimesh dhe vranësirash në Europën Qëndrore dhe Jugore. POR me reshje shiu do të jetë Britania e Madhe, ndërsa Lindja e kontinentit dhe gadishulli Skandinav MBETEN në ndkimin e reshjeve të dëborës.

Kosova

Republika e Kosovës prej disa ditës është e përfshirë nga masat ajrore të qëndrueshme dhe relativisht të ngrohta, të cilat do të sjellin kryesisht dominim  të kthjellimeve në territor. POR herë pas here pritet që të ketë dhe kalime të pakta vranësirash gjatë pasdites, të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Maqedonia e Veriut

Pjesa e parë e ditës në MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave në zonat Lindore. Ndërsa në pjesën e dytë të ditës parashikohet të ketë kalime të pakta vranësirash në pothuajse gjithë territorin e MV.

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!