Kthjellime dhe kalime vranësirash, si pritet të jetë moti këtë të shtunë

schedule07:09 - 7 Janar, 2023

schedule 07:09 - 7 Janar, 2023

Territori Shqiptar pritet që në orët e para të ditës të dominohet nga kthjellimet dhe kalimet e pakta të vranësirave në zonat malore. Parashikohet që pjesa e dytë e ditës të sjelli shpeshtim të vranësirave në të gjithë vendin tonë, por vranësirat nuk do të mund të gjenerojnë reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 28 km/h nga drejtimi Lindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.

Kosova

Vijojnë moti i qëndrueshëm të jetë mbizotërues në të gjithë Kosovën përgjatë gjithë 24 orëshit, ku orët me diell do të jenë të shumta në një pjesë të mirë të territorit. Pritet që pas mesdite në vend të ketë kalime më të shpeshta të vranësirave.

Maqedonia e Veriut

Territori i MV parashikohet të jetë në dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin gjatë orëve të para të ditës. Ndërsa pjesa e dytë e ditës do të sjelli në të gjithë MV kalime vranësirash, ku më të theksuara vranësirat do të jenë në zonat Veriore dhe Lindore.

Rajoni dhe Europa

Vendet Nordike dhe Europa Lindore parashikohet të vijojnë në mbizotërimin e vranësirave të shumta të cilat do të gjenerojnë reshje dëbore. Po ashtu me mot të paqëndrueshme paraqitet pjesa më e madhe e Qendrës së kontinentit. Ndërsa Europa Jugore do të mbetet nën dominimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. /abcnews.al