Kthimi i Rrumbullakut, sukses apo dështim?/ Kreu disa operacione të rëndësishme, por krimi problem serioz

schedule15:12 - 6 Shtator, 2024

schedule 15:12 - 6 Shtator, 2024

Brendshëm dorëheqjen, duke i hapur rrugë hapjes së garës për kreun e ri të bluve.

Rrumbullaku është emëruar Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit në shtator të vitit 2022, pas shkarktimit të Gledis Nanos.

Emërimi i tij si Drejtor i Përgjithshëm erdhi në një periudhë kur institucioni i Policisë së Shtetit kishte si prioritet forcimin e rendit dhe luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Gjatë periudhës së Rrumbullaku, policia ndërmori disa operacione të rëndësishme kundër grupeve kriminale, duke goditur trafikimin e drogës dhe krimin e organizuar.

Si suksese gjate punes se Rrumbullakut mund te permenden bashkepunimet nderkombetare me vendet e BE-së dhe SHBA-në, për të luftuar trafikun ndërkombëtar të drogës dhe krimet e tjera. Po gjate periudhes se Rrumbullakut u punua per zbatuar disa reforma brenda policisë, për të forcuar efikasitetin dhe transparencën.

Por nga ana tjeter megjithëse janë ndërmarrë operacione kundër grupeve kriminale, krimi i organizuar në Shqipëri mbetet një problem serioz.

Që në prezantimin e Muhamet Rrumbullakut, Kryeminitri I vendit Edi Rama, I dha 100 ditë afat për ta nxjerrë Policinë e Shtetit nga “udhëkryqi ku ndodhej” dhe për të zbardhur se çfarë ka ndodhur me personazhine botës së krimit Ervis Martinaj. Por pavarisht se kanë kaluar më shumë se / dy vite që nga kjo porosi e kreut të Qeverisë, fati I Martinajt vijon të jetë I paditur.

Ndërkohë në vend, Grupet kriminale të fuqishme vazhdojnë të operojnë në fusha të ndryshme, si trafiku i drogës, armëve dhe njerëzve. Disa nga këto grupe sipas asaj çka janë zbuluar edhe nga Prokuoria e Posaçme SPAK, janë lidhur edhe me politika lokale dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu, ka pasur një rritje të rasteve të atentateve dhe ngjarjeve të dhunshme, veçanërisht në qytetet e mëdha si Tirana dhe Durrësi, duke krijuar një perceptim të përkeqësuar të sigurisë.

Nga ana tjetër, megjithëse u bënë përpjekje për të reformuar dhe pastruar radhët e policisë, korrupsioni vazhdon të jetë një sfidë madhore. Dosjet e bujshme të goditura nga Prokuroria e Posaçme, kanë treguar që në shumë hetime, të implikuar janë efektivë të policisë së Shtetit.

Pavarëisht se u bë një përpjekje me disa formularë të shpërndarë 12 mijë efektivëve të policisë, për përjashtimin e tyre nga radhët e uniformave blu në rast kontakti me krimin apo përdorimi të aplikacioneve SKY Ecc, asnjë prej tyre nuk pranoi të ishte I inkriminuar.

Po ashtu nga ana e Prokurorisë së Posaçme, ka pasur raporte për lidhje të oficerëve të policisë me grupe kriminale dhe për përfshirjen e tyre në aktivitete të paligjshme, gjë që ka minuar besimin e publikut tek forcat e rendit me në krye ish Drjtorin Muhamet Rrumbullaku.

Ndonëse janë marrë masa ndaj disa policëve të nivelit të ulët, mbetet një ndjenjë se zyrtarët e nivelit të lartë shpesh shmangin ndëshkimin për korrupsion ose dështime profesionale.

Një nga problematikat më të dukshme ka qenë pamundësia për të rikthyer besimin e publikut në institucionin e policisë. Në shumë raste, qytetarët kanë shprehur pakënaqësi për mënyrën se si janë trajtuar nga policia dhe për mungesën e efikasitetit në zbatimin e ligjit.

Në përgjithësi, këto sfida kanë bërë që disa segmente të shoqërisë të konsiderojnë drejtimin e Rrumbullakut si të pamjaftueshëm për të sjellë ndryshime reale dhe për të përmirësuar situatën e sigurisë në vend.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!