Kthimi i Endri Dumanit nga Siria, Konsulli: Ai djalë është shumë i zgjuar, si e mësuam t’ia mbathte

schedule23:41 - 27 Tetor, 2020

schedule 23:41 - 27 Tetor, 2020

Marc Ghorayeb, Konsull në Liban dhe njëherësh këshilltar jo rezident i Kryeministrit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën, ka folur lidhur me misionin e riatdhesimit të qytetarëve shqiptarë nga Siria.

Ghorayeb i cili është angazhuar drejtpërsëdrejti në terren në procesin e riatdhesimit, ka treguar mbi situatën e rëndë në kampin Al Hawl.

 “Në fakt, ne po e kërkonim Endrin për rastin e tij të veçantë. Krijuam disa lidhje të veçanta brenda në kamp me policinë dhe partnerët tanë. Ai djalë është shumë i zgjuar dhe ka për të patur një të ardhme të shkëlqyer. Brenda në kamp i kërcënonin të gjithë ata që kërkonin te dilnin jashtë. Mentaliteti i sëmurë i ISIS-it.

Nuk duan të humbasin forcat që kanë brenda, një ditë Endri do të rritej dhe do ta përdornin për luftë. E mësuam djalin t’ia mbathte pa e kuptuar kush, sikur po luante derisa ai arriti tek menaxhimi, ku e kemi marrë ne dhe e larguam me roje.

Kemi edhe fotografitë. U futëm sërish në kamp për të gjetur të tjerë qe ia mbathnin, të gjithë, jo vetëm shqiptarë, sepse kishin marrë mesazhin e gabuar që ne do t’i vrisnim. Morëm edhe mesazhin nga Eva dhe i premtuam dajës së saj se do ta gjenim e do ta kthemim.

Nuk mund të themi se sa shqiptarë ka në kamp, sepse kjo futet tek materiali sekret, por në lidhje me Evën, ajo kërkon të largohet, por e kërcënojnë. Mund të themi vetëm se do ta gjejmë dhe do ta kthejmë”, u shpreh Konsulli në emisionin Opinion./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!