“Kthimi i emigrantëve të paligjshëm”, Brukseli paralajmëron Greqinë

schedule15:06 - 22 Maj, 2023

schedule 15:06 - 22 Maj, 2023

Brukseli ka deklaruar se është i gatshëm të “ndërmarr hapa zyrtarë” kundër Greqisë lidhur me dëbimin e emigrantëve të paligjshëm këtë vit pas publikimit të një hetimi të New York Times që supozohet se autoritetet i detyrojnë emigrantët të hipin në një gomone dhe i braktisin në det.

“Ne i kemi dërguar një kërkesë zyrtare autoriteteve greke që ky incident të hetohet plotësisht dhe në mënyrë të pavarur”, shkroi në Twitter komisionerja e Punëve të Brendshme Ylva Johansson.

Një video e filmuar në ishullin grek të Lesbos nga një aktivist anonim më 11 prill dhe e shpërndarë nga New York Times javën e kaluar tregon një grup prej 12 azilkërkuesish duke përfshirë fëmijë dhe një foshnjë 6-muajshe duke u transferuar nga një furgon në një anije të Rojës Bregdetare Greke dhe mëpas në një gomone që më pas u la në mes të detit.

Kjo do të shkelte ligjin e BE-së dhe atë ndërkombëtar. OJQ-të kanë akuzuar për vite me radhë autoritetet greke për kryerjen e veprimeve të tilla, të cilat Athina i ka mohuar gjithmonë.

/abcnews.al

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!