Kthimi i dhunshëm i Bashës, PD zyrtare zgjedh kryetarin në 29 korrik

schedule15:17 - 7 Qershor, 2023

schedule 15:17 - 7 Qershor, 2023

Pas 10 orësh tension e debate, Kryesia e PD, 17 anëtarë të saj vendosen që në datën 29 korrik të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të PD.

Vendimi është miratuar dhe tashmë do të nisin pergatitjet për procesin, nga një komision zgjedhor brenda PD dhe Sekretari i Përgjithshëm, Gamzent Bardhi.

Po ky i fundit, qe ofroi platformen e bashkimit, eshte i pari qe u largua nga mbeldhjka e Kryesise që thirri, të mërkurën. Reagim qe duket si refuzim nga shumicës së anetarëve që duan shpejt kryetarin e ri të tyre.

“Dhuna verbale, presioni dhe shantazhi ndaj deputetëve të PD që mendojnë ndryshe nuk janë mjete politike. Kjo sjellje prej grupimi paramilitar hedh në erë bashkëjetesën brenda kësaj force politike dhe dërrmon në mënyrë përfundimtare besimin e qytetarëve tek PD.

Duke dënuar me forcë aktet e dhunës kundër deputetëve të PD, anëtarëve të Kryesisë dhe gazetarëve, u kërkoj secilit kolegë të distancohen publikisht prej tyre. Përmes dhunës, presionit dhe shantazhit nuk ndërtohet asgjë afatgjatë, në interes të demokratëve dhe të Shqipërisë”, theksoi Bardhi.

Dhe Jorida Tabaku shprehu zhgënjim. Jo vetëm që nuk bashkoi votën me te tjerët, por ajo dha dorëheqje nga posti i nënkryetares, ndërsa të mërkurën e ndau vendimin e saj, të refuzimit dhe të postit të kryetares.

Por kthimi i Bashës duket jo dhe aq reflektiv dhe paqesor.

Deputetët nuk qëndruan dot në mbledhje. Ata u larguan, mes sharjeve dhe ofendimeve nga mbështetësit e ish kryetarit, që qëndruan për mbi 10 orë rreth selise së PD, ndersa brenda diskutohej për datën e zgjedhjes së kreut te ri.

Pas kesaj mbledhjeje të tensionuar, edhe dy anëtarë të Kryesisë, dhanë dorëheqje. Deputeti Flamur Hoxha dhe Orjela Nebiaj, kanë dorëzuar mandatin e anëtarit të Kryesisë dhe do të vijojnë të vetem deputet te PD.

Te merkuren, vetë Basha u mundua të distancohej nga dhuna, përmes një deklarimi të turbullt në Twitter, ku distancimi nga dhuna nuk ndahej dot nga mbeshtetja qe ai i jepte tifozëve të tij agresivë. Por ndërkohë demi është bërë.

Ndarja në 3 pjesë siç duket është evidente në Partinë Demokratike. Nuk është vetëm grupi Berisha dhe linja zyrtare qe pret rikthimin e Bashës. Ka edhe nje grupim të tretë, Gazment Bardhi, Jorida Tabaku dhe deputetët që janë shprehur kundër kthimit te tij. Dhe ashtu si në rastin e mbeshtetësve të Berishës, edhe në rastin e Bashës, ata janë ndeshur me të njëjtin nivel dhune./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!