TIRANË- Analistja Brizida Gjikondi tha se tentativat e ndjkura nga ana e Partisë Demokratike për t’i zgjidhur krizat nga lart poshtë janë të dështuara.
Ajo tha se Gazment Bardhi, por edhe deputetë të tjerë, gjatë fushatës së zgjedhjeve të 14 majit më shumë kanë mbajtur anën e Foltores së Berishës, se sa linjës zyrtare të vetë PD-së.
Sipas Gjikondit, Partia Demokratike është kthyer një tufë çakejsh, të cilët kanë nisur luftën dhe përplasjet për interesa të veta dhe nuk mund të jenë alternativë përfaqësimi me Shqipërinë dhe shqiptarët.
“Trysnia për t’i zgjidhur gjërat nga lart poshtë nuk ka qenë asnjë efikase. Mendoj se Bardhi ,Tabaku, Sula , i kemi parë se gjatë fushatës me veprime dhe mosveprime janë pozicionuar krah Berishës dhe këto që thotë Bardhi nuk qëndrojnë. Ai tjetër thotë dhe tjetër bën. PD është bërë një tufë çakejsh, që po shqyejnë njëri tjetrin dhe nuk frymëzojmë më shqiptarët”, tha Gjikondi.
Gjatë intervistës në ABC News në rubrikën “News Line”, Gjikondi tha se rikthimi i Bashës në krye të PD-së i bën më shumë nder Sali Berishës se sa vetë PD-së.
Ajo shkoi më tej, kur nënvizoi se tentativat që po ndjek Basha për t’u rikthyer në krye të Partisë Demokratike, janë të shëmtuara dhe të dala boje.
“I bën punë, nuk mendoj se Basha është peronash që ka sharm dhe lidership dhe vërtet mund të trondisë krahun tjetër, përkundrazi ai mund të legjitimojë akoma Berishën të rrijë atu përballë atij grup, Berisha dhe foltorja janë totalit për interes të Berishës. Nuk është Berisha aty për të shpëtuar PD. Kthimi i Bashës dhe mënyra se si po kthehet me këto skenarët me takime me grupe të rinjsh, janë shumë të lodhshme, të konsumuara dhe të shëmtuara, PD ka nevojë për frymë dhe lidership të ri. Nuk ka çfarë t’i ofrojë më Berisha dhe krijesat e Berishës”, tha ajo./n.m. abcnews.al