Kthimi i Bashës favorizon Berishën

schedule15:47 - 25 Qershor, 2023

schedule 15:47 - 25 Qershor, 2023

Lulzim Basha ka vendosur të qëndrojë totalisht në heshtje edhe pse do të duhet të ishte në fushatë, për të marr rimarë Partië Demokratike, e logos dhe vulës.

Asnjë mesazh për rikandidimin e tij, ku do të mund të jepte dhe premtime publike, se përse demokratët duhet ta votojnë dhe cfarë elektorati i djathtë duhet të pres prej tij.

Kandidoi me e-mail, që e nisi nga Londra, mungoi në Parlament të enjten, dhe asnjë mesazh të premten, kur nisi zyrtarisht fushata për të rimarrë kryesimin e PD-së.

Megjithatë, rikthimi i tij nuk premton shumë në jetën parlamentare.

Lulzim Basha e ka copëtuar edhe më shumë dhe e ka bërë edhe më të vogël grupin e tij në sallën e debatit, përballjes apo dhe ballafaqimit të alternativave politike, në Parlamet.

Lëvizjet e fundit të deputetëve, që erdhën si pasojë e rikthimit të tij, e kanë bërë shumë të vogël grupin e tij. Lulzim Basha ka vetëm 7 deputetë, edhe ata jo shumë të zëshëm në parlament.

Por kjo ndarje që krijoi Basha, në fakt, ka një përfundim; forcimin e Sali Berishës. Numri i deputetëve që ndjekin Berishën është më i lartë, 20 ligjvënës të cilët shkojnë në selinë blu dhe mbështesin atë. I gjithë grupi i tij, përfshirë dhe atë vet, është 21 deputetë.

Një grup tjetër është mbledhur rreth Gazment Bardhit, kryesori në kundërshtimin e procedurave të shpejta për rikthimin e Bashës. Si numër mandatesh, janë 17 të tillë, megjithë Bardhin. Këtu është pozicionuar dhe Jorida Tabaku, deri pak më shumë se një viti, ndër bashkëpunëtorët më të afërta të Bashës.

Përplasjet janë edhe më të thella se kaq. Janë një grup i katër deputetësh të cilët nuk e gjejnë veten tek asnjë prej 3 drejtuesve, sic duket. Ervin Salianji dhe 3 deputetët të tjerë të dalë nga listat e Lulzim Bashës në 2021, nuk ndjekin asnjë, të paktën në mbledhjet që ata zhvilliojnë për të kompaktuar qëndrimet e tyre kundrejt qeverisë.

Se sa do i prektin këto lëvizje deputetët në të ardhmen e tyre politike, ndoshta është ende herët për ta thënë dhe ndoshta deri atëherë do të rrjedhë dhe shumë ujë, që do i trazojnë dhe do i zhvendos demokratët.

GRUPI “BERISHA”

  1. Sali Berisha
  2. Albana Vokshi
  3. Flamur Noka
  4. Agron Shehaj
  5. Edi Paloka
  6. Oerd Bylykbashi
  7. Kasëm Mahmutaj
  8. Tomor Alizoti
  9. Luan Baçi
  10. Tritan Shehu
  11. Edmond Spaho
  12. Sorina Koti
  13. Elda Hoti
  14. Kastriot Piroli
  15. Lindita Metaliaj
  16. Isuf Çelaj
  17. Greta Bardeli
  18. Ludovik Hasani
  19. Ina Zhupa
  20. Bujar Leskaj
  21. Asllan Dogjani

GRUPI “BASHA”

  1. Lulzim Basha
  2. Orjola Pampuri
  3. Merita Bakiu
  4. Kreshnik Çollaku
  5. Flutura Açka
  6. Enkelejd Alibeaj
  7. Eralda Bano
  8. Arbi Agalliu

GRUPI “BARDHI”

1.Gazment Bardhi

2.Jorida Tabaku

3.Orjela Nebiaj

4.Andia Ulliri

5.Ferdinant Xhaferraj

6.Dhurata Çupi

7.Xhelal Mziu

9.Dashnor Sula

10.Lefter Gështenja

11.Saimir Korreshi

12.Bledjon Nallbati

13.Ramadan Likaj

14.Helidon Bushati

15.Selaudin Jakupllari

16.Flamur Hoxha

17.Qani Xhafa

18.Zheni Gjergji

NË ASNJË GRUP

1.Ervin Salianji

2.Agron Gjekmarkaj

3.Petrit Doda

4.Ilda Dhori./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!