Leo Messi ka vendosur të qëndrojë te Barcelona. Lajmi që prisnin tifozët e ekipit katalanas vjen nga Argjentina. Tyc Sports raporton se kapiteni do të shmangë betejat ligjore me drejtuesit e klubit.
Një kthesë e madhe rreth së ardhmes së 33-vjeçarit, i cili ka qenë shumë afër mbylljes së aventurës fantastike me Barçën.
??? Adelanto exclusivo de https://t.co/dF4H5wuxzg: ¡MESSI SE QUEDA EN BARCELONA! ???
CONTINUARÁ… pic.twitter.com/G8VhVH3tU3
— TyC Sports (@TyCSports) September 4, 2020
Messi ka kontratë deri në verën e vitit 2021 me klubin spanjoll, që pretendon nga ana e vet se është 700 milion euro klauzola e largimit të tij, shumë që nuk mund ta paguajë askush.
Babai dhe agjenti i lojtarit e mohon diçka të tillë dhe palët kanë nisur “betejën”. Ylli argjentinas nuk e dëshiron diçka të tillë dhe ka zgjedhur të vijojë të shënojë e fitojë në “Camp Nou”. /abcnews.al