Kthesë e papritur, Arsenali merr vendimin përfundimtar për David Luiz

schedule19:19 - 2 Qershor, 2020

schedule 19:19 - 2 Qershor, 2020

Mendohej se David Luiz nuk do të rinovonte me Arsenalin dhe do të largohet nga “Topçinjtë”, për t’u rikthyer te Benfica, aty ku nisi aventurën e tij europiane. Por mesa duket, mbrojtësi brazilian do të rinovojë me klubin londinez, duke pranuar të ulë dhe pagën e tij.

David Luiz iu bashkua Arsenalit nga ekipi i Chelsea verën e shkuar, në një kontratë 12-mujore. “Topçinjtë” paguan 8 milion sterlina për shërbimet e 33 vjeçarit, duke i ofruar një pagë javore prej 120 mijë sterlinash.

Siç raportojnë mediat britanike, Luiz ka pranuar të rinovojë dhe për një sezon tjetër me “Topçinjtë” e Londrës, pavarësisht se rroga e tij do të ulet ndjeshëm./abcnews.al