Vendimi i Gjykatës së Lartë për t’i kthyer vulën e PD bëri që edhe vetë Sali Berisha të bëjë kthesën e fortë ndaj qëndrimit për drejtësinë e re.
Në daljen e tij në ballkon këtë të martë si kryetar i Partisë demokratike, berisha nuk e sulmoi si zakonisht drejtësinë e re, por gjyqtarët i quajti guximtarë.
“Sot gjyqtare guximtare kryen aktin më të madh të trimërisë; ato guxuan dhe thanë të vërtetën.Këtij vendimi, historia do t’i njohë meritën e madhe të parandalimit të një mynxyre të vërtetë për vendin, kapjen e pluralizmit politik nga partia. Nuk kam dyshuar kurrë se kudo ka burra dhe gra, djem dhe vajza të ndershëm. Ka njerëz, të cilët jetojnë për nderin, dinjitetin e tyre. Por këto gjykatëse, me vendimin e tyre iu përbajtën ligjit dhe vetëm ligjit.”
Në këtë ditë Berisha njoftoi edhe mbylljen e foltores dhe tha se në PD në e tij ka vend për të gjithë duke bërë thirrje për bashkim. Por këtë radhë me kushtin që kushdo që do kthehet të deklarohet kundër Ramës.
“I bëj thirrje çdo opozitari që nuk është pjesë e Partisë Demokratike. Opozitarëve të vjetër dhe atyre të rinjve. Partive të mëdha dhe atyre të vogla. Nëse jeni kundër Edi Ramës. Atëherë t’i bashkojmë forcat. Mund të mos jeni me Partinë Demokratike, por pa Partinë Demokratike nuk e rrëzoni dot Ramën. Prandaj dyert tona janë të hapura për çdo opozitar të vërtetë.”
Me thirrjet për bashkim berisha i le derën hapur edhe lulzim Bashës. Këtë e konfirmoi në real story edhe përfaqësuesi ligjor i PD Ivi Kaso i cili tha se sjelljet e tij do të përcaktojnë raportin me partine.
“Nëse me sjelljet dhe qëndrimet e tij politike do të tregojë se ka rizgjedhur në rrugën e opozitë bërjes, në qëndrimin përballë kësaj qeverie, atëherë opozita nuk ka luksin që të humbasë qoftë edhe një opozitar të vetëm në betejën për të siguruar rotacionin e vitit 2025. Sigurisht sjelljet politike të zotit Basha dhe të kujtdo tjetër do të përcaktojnë raportin me PD-në.”/abcnews.al