“Ktheni dënimin me vdekje”, Roza Lati: Vrasja e një fëmijë nuk ka falje kurrë

schedule13:02 - 17 Nëntor, 2021

schedule 13:02 - 17 Nëntor, 2021

Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me ngjarjen tronditëse të ndodhur në Fier, ku një 8-vjeçar u vra dhe u gropos nga Klodian Çalamani.

Nuk kanë munguar as personazhet e ndryshëm të shoëbizit, të cilët janë revoltuar dhe janë shprehur publikisht për vrasjen e Mateo Vasiut.

LEXO EDHE: Vrasja e 8-vjeçarit, revoltohet Aurela Gaçe: Dënim maksimal për djallin, nëna nuk do ta përqafojë më

Më e fundit, është moderatorja, Roza Lati, e cila përmes një postimi në InstaStory ka deklaruar e shokuar se duhet të kthehet dënimi me vdekje.

Sipas saj, tortura e një fëmije, nuk ka falje kurrë.

“Nuk kam fjalë çfarë të shtoj më shumë… Ktheni “Dënimin me vdekje”.

Tortura vrasja e një fëmijë, nuk ka falje kurrë”, ka shkruar Roza./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!