Kthehet në Egjipt statuja e vjedhur e Ramses II

schedule12:40 - 25 Prill, 2024

schedule 12:40 - 25 Prill, 2024

Një statujë 3,400-vjeçare që përshkruan kokën e Ramesses II është kthyer nga Zvicra në Egjipt pasi u vodh dhe u kontrabandua jashtë vendit më shumë se tre dekada më parë. Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Antikiteteve të Egjiptit.  Statuja u dërgua në Muzeun Egjiptian në Kajro, ku do të restaurohet, raporton Reuters.

Statuja u vodh nga tempulli i Ramesses II në qytetin antik të Abydos në Egjiptin jugor më shumë se tre dekada më parë.

Shaban Abdel Gawad, i cili drejton departamentin e riatdhesimit të antikiteteve të Egjiptit, tha se pjesa vlerësohej të ishte vjedhur në fund të viteve 1980 ose në fillim të viteve 1990.

Autoritetet egjiptiane e vunë re artifaktin kur u ofrua për shitje në një ekspozitë në Londër në vitin 2013, pas së cilës objekti mbërriti në Zvicër.

“Kjo kokë është pjesë e një grupi statujash që përshkruajnë mbretin Ramses II të ulur pranë një numri hyjnish egjiptiane”, tha Abdel Gawad.

Egjipti ka punuar me autoritetet zvicerane për kthimin e statujës në vend, dhe vitin e kaluar Zvicra ia dorëzoi statujën ambasadës egjiptiane në Bernë, por Egjipti vetëm kohët e fundit e solli artefaktin në shtëpi.

Ramses II ishte një nga faraonët më të fuqishëm të Egjiptit të lashtë, i njohur si Ramses i Madh. Ai ishte faraoni i tretë i dinastisë së 19-të të Egjiptit dhe sundoi nga viti 1279 deri në 1213 para Krishtit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!