Kthehet frikshëm dhuna në familje/ Në polici, 629 denoncime nga gratë në katër muaj

schedule15:15 - 23 Maj, 2024

schedule 15:15 - 23 Maj, 2024

Çdo ditë   5 gra  në Shqipëri i janë  drejtuar policisë për të denoncuar dhunën nga bashkëshorti.

Para uniformave blu  në katër muajt e  parë të vitit janë raportuar  629 raste.

Shumë prej tyre në Tiranë.

Por këto janë vetëm ato që guxojnë të denoncojnë  pasi dhuna në familje  në vendin tonë vijon të konsiderohet një fenomën që duhet të qendrojë  brenda mureve të shtëpisë.

Fenomeni  sipas sociologëve ka marrë përmasa të tilla për disa arsye.

“Konsumi i lëndëve psikotrope,  nga  ana tjetër ka meshkuj vanitozë që nuk marrin përgjegjësi familjare, nuk duan të punojnë. Ky revolucioni i emancipimit të shoqërisë shqiptare  largoi konceptin e vjetër të gruas së dikurshme si një qenie e dorës së dytë,  riprodhuese, si një nënë e mirë,  bashkëshorte e mirë, brenda shtëpisë, nën komandën e burrit,  shoqëria e sotme spo e kupton  së  pari meshkujt,  gratë nuk janë të ngjashme me nënat dhe gjyshet tona, jetojnë në kohë të tjera, duhen parë si partnere, nëse shohim si vartësja e burrit dhe burri ka të drejtë ti vërë kufij si duhet sillet ky është gabim dhe një nga burim kryesor të  konfliktit. 

Një mendësi e tillë sipas sociologëve  po redukton martesat e po shton divorcet. Ndërsa familjen e ka futur në krizë.

Në një farë mënyrë kjo shoqëri ka prirje individualiste dhe  ky individualizmi, egoizmi,  ka filluar të  vihet dhe në marrëdhëniet familjare martesore, edhe janë çift dhe nuk duan të bashkëpunojnë me njëri tjetrin, por kjo është  një tango dyshe  që kërcehet çift që  do të thotë duhet rreglluar një raport mes tolerancës mirëkuptimit

Autoritetet dhe specialistët e shkencave sociale mendon sociologu Gëzim Tushi duhet të bëhën bashkë  për të adresuar  problemin që prej kohësh po trondit shoqërinë.

Nëse,  shkolla, familja,  media grupi i madh i psikologëve 1800 dhe 800 punojës social  kudo  do të vihen në lëvizjë për të ndikuar në  rregullimin e mënyrës së sjelljes dhe adaptimin e sjelljes me bashkëshortët  me familjen unë mendoj se mund të zbutet.

Familja shqiptare  është vërtetë  institucion i jetës private, por është dhe institucion i jetës publike është  përgjegjëse për këtë situatë që kemi në shoqërinë shqiptarë sot. Po nuk rregulluam familjen nuk rregullohet shoqëria

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!